Qëllon me thikë shokun, policia: Plagosje aksidentale
Goditje me thika mes nxënësve të gjimnazit "Gjergj Kastrioti" në Durrës. Plagosjen e një 16-vjeçari me thikë nga shoku i tij i klasës, policia e ka klasifikuar në një ngjarje të ndodhur nga pakujdesia, ndërkohë që vazhdon të mbetet problem mbajtja e mjeteve të mprehta nga adoleshentët që ndjekin mësimet në shkollat e Durrësit. Në mesditën e djeshme ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj A.K., 16 vjeç, banor i lagjes 11 të qytetit bregdetar, pasi rreth orës 11.00, sipas burimeve policore, ka goditur me thikë pa dashje shokun e tij të klasës
P.Xh., banor i lagjes 6. Mësohet se plaga ka qenë e lehtë dhe i dëmtuari, pasi mori mjekimin e duhur në spitalin e Durrësit u largua për në banesë pa probleme. Të dy bashkëmoshatarët janë nxënës në shkollën e mesme "Gjergj Kastrioti" të Durrësit, ndërkohë janë kryer veprimet e para procedurale dhe materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ta ndjekur më tej çështjen.