E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim informues me maturantët

Ambasada Italiane në Tiranë, ashtu sikundër premtoi pak kohë më parë do të organizojë sot, pranë Hotel Tirana International, në orën 11:00 një ditë të veçantë orientimi për të lehtësuar studimin e të rinjve shqiptarë, në universitetet italiane.

Sipas përfaqësuesve zyrtarë të ambasadës italiane, në Tiranë, ky takim ka për qëllim të prezantojë sistemin universitar italian dhe të lehtësojë procedurat e regjistrimit paraprak për vitin shkollor 2009-2010. Informacione do të ofrohen për të gjithë të rinjtë, që dëshirojnë të zhvillojnë studimet e tyre, në vendin fqinj,isi në kurset universitare (Diplomë e Nivelit të Parë, Diplomë e Nivelit të Dytë/Specialiteti/Master) ashtu edhe për ata që do të frekuentojnë kurset pas universitare (Master, Doktoratë etj.). Përfaqësuesit zyrtarë të kësaj përfaqësie diplomatike bëjnë të ditur gjithashtu, se informacione të tilla do të mbështeten në udhëzimet e Ministrisë së Arsimit e Shkencës, si dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane.

Takime të tilla me karakter njohës dhe shpjegues, përfaqësuesit e posaçëm të ambasadës italiane në Shqipëri kanë zhvilluar edhe në disa rrethe të tjera të vendit, nisur edhe nga numri i lartë i kërkesave që të rinjtë shqiptarë paraqesin çdo vit për të studiuar në universitetet italiane.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›