E Diel, 1 Nëntor 2026

Të rinjtë kundër drogës për më shumë shëndet

Në shkollat e kryeqytetit ka nisur zbatimin një projekt që synon një jetë të shëndetshme të të rinjve shqiptarë, kundër drogës dhe alkoolit. Sensibilizimi i të rinjve për këto çështje konsiderohet si mjaft i rëndësishëm, për faktin se ata janë shtresa më vulnerabël dhe më e ekspozuar ndaj këtyre fenomeneve, që përkeqësojnë shëndetin e tyre.

"Jetë e shëndetshme për këta gjimnazistë nuk do të thotë të shmangin dëfrimin apo argëtimin, por gjithmonë këto orë dëfryese të jenë të zgjuara, pra, të kalojnë nëpërmjet trurit, ndërgjegjes dhe vullnetit të mirë", shprehen organizatorët e këtij projekti përfaqësues të MTKRS-së, së bashku me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA). Sipas tyre, synimi është që me këtë fushatë, të rinjtë të ndërgjegjësohen se sfidat e një vendi në NATO, e një vendi që zhvillohet dhe ndryshon nga dita në ditë, e një vendi që rinia e vet i përket rinisë evropiane, nuk mund të përballohen me problemet e drogës, me probleme alkoolizimi.

"Të gjitha këto sfida, theksojnë ata, kërkojnë një rini të zgjuar, të vullnetshme dhe të përgatitur".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›