E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dora e Henrisë", çështje politike

 

Kushdo po përfshihet në çështjen e golit Gallasit dhe prekjes më dorë nga ana e Hanri. Në fakt, pritej të mbetej brenda kufijve të botës së sportit, por nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Ka qenë kryeministri i Irlandës, Brajan Kouen, ai që ka kërkuar që ndeshja të luhet përsëri, pasi kjo që ka ndodhur është një shembull i shëmtuar. "Dua që ndeshja të luhet përsëri," - ka thënë ai, para se të hynte në një mbledhje të Bashkimit Evropian në Bruksel. Ai ka siguruar gjithashtu se ministri i sportit i qeverisë së tij po merret me një letër në drejtim të FIFA-s, ku do e kërkojë zyrtarisht që ndeshja të luhet përsëri. Gjithsesi, nuk ka mbetur pa ndërhyrë edhe kryeministri francez Fransua Filon. "Nuk është e drejtë që kryeministri të ndërhyjë në punët e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit," - shtoi ai, duke lënë të kuptohet se politika nuk ka pse të ndërhyjë në sport, pavarësisht se në këtë rast është në anën fituese. Me të vërtetë një çështje shumë e ndërlikuar, por edhe që pritet të zgjasë shumë, pasi vetë fakti që është bërë edhe një çështje politike, nënkupton që nuk do të harrohet lehtë. "Dora" e Hanrisë ka hapur një dosje më vete në historinë e futbollit, edhe pse jo një çështje e bukur. Irlanda që vazhdon të kërkojë të drejtën e munguar, pasi ishte një gabim i pafalshëm i arbitrit dhe një gjest i shëmtuar i sulmuesit francez dhe nga ana tjetër, një Francë që nuk i mbetet gjë tjetër veçse të festojë kualifikimin dhe maksimumi të irnizojë ose të thurë barsaleta me atë që ndodhi. Dy kryeministra që debatojnë në largësi me njeri-tjetrin, por që ky pritet të jetë vetëm fillimi i një lufte sportive, e cila kur ndërthuret me poltikën, gjithmonë bëhet më e zjarrtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›