E Diel, 1 Nëntor 2026

Elis Mataj: “Fundi i lojës”, dramë për njerëzimin



“Fundi i lojës”, një prej kryeveprave të dramaturgut irlandez Samuel Becket është shfaqja që vijon Festivalin Teatror të Rinjve. Është pikërisht regjisori i ri Elis Mataj, që ka sjellë për publikun shqiptar një pjesë që i takon teatrit absurd. Në këtë vepër para publikut vijnë aktorët Florad Veizi me rolin e Hamm, Edmoind Hafizademi me Clov, Sulejman Lokaj me Nagg dhe Xhulieta Veizi me rolin e Nell. Gjashtë regjisorë të rinj do të vijnë me veprat e tyre që sot deri me datë 25 nëntor para publikut. Në këto projekte ashtu si edhe vitin e kaluar mbizotëron dramaturgjia e huaj, e cila është përzgjedhur nga autorë të njohur botërorë. Regjisori i ri Elis Mataj u shpreh se ky aktivitet u shërben regjisorëve të rinj dhe për një përvojë profesionale të mëtejshme në regjizurë. “Për mua ka sjell një përvojë profesionale individuale, sepse që nga momenti i mbylljes së shkollës jeta ime profesionale ka qenë pothuajse e vdekur. Nuk kam pasur mundësi që unë ta ushtroj profesionin tim dhe të vë një shfaqje. “Teatri i të rinjve” më dha një mundësi shumë të madhe për të parë aftësitë e mija, dhe së dyti të kem një përvojë manaxheriale në një shfaqje në tërësi përveçse regjisoriale. Dhe janë gjëra pozitive për një aktor apo regjisor në fillim të karrierës së tij” thekson regjisori Mataj. Më tej ai cilëson se elementi më i mirë për regjisorët e rijnë është që të njihen si nga regjisorët aktorët e mëdhenj por edhe nga institucione të tjera që tu jepen hapësira. Profesioni ynë është një profesion që vetëm nga fakti duket”. Ndërsa pyetjes sesi u prit shfaqja “Fundi i lojës”, regjisori Mataj pohoi duke thënë se “Të them të vërtetën kritika në tërësi nuk kam patur dhe më ka demoralizuar pasi unë mendoj se shfaqja në tërësi ka pasur disa probleme sidomos natën e parë ku për arsye teknike aktorët nuk u dëgjuan. Një profesionist duhet patjetër ti bëj kritika regjisorëve të rinj për vazhdimësinë dhe rregullimin e atyre performancave. Mendoj se shfaqja nga ana regjisoriale e ka arritur qëllimin e vet. Po pse pikërisht Becketi? Sepse Becket me këtë vepër tregon një fund të pashmangshëm të njerëzimit dhe sado që ne mundohemi me rutinën me gjërat e tepërta që ka jeta përsëri ai prapë do të vij, nuk mund ta largojmë. Teatri absurd ka një lloj të shprehuri shumë ndryshe nga realisti, çdo fjalë që thuhet është esenca e veprës” pohoi Mataj. Ky projekt është konceptuar si konkurs, që u jep mundësinë artistëve të rinj të regjisë, skenografisë, kostumografisë dhe aktrimit të debutojnë krijimet e tyre në skenën teatrore me qëllim zbulimin dhe evidentimin e talenteve të rinj, ku për këtë vit konkurruan nëntë regjisorë. Veprat do të vihen në skenë nga regjisorë të rinj, të cilët do të konkurrojnë për më të mirin e këtij festivali teatror. Autorë të huaj si Lorka, Becket etj, apo dhe vepra e Kin Dushit do të ngjiten në skenë para publikut.
Dalip Kryeziu vjen me ekspozitë personale në GKA
Artisti kosovar Dalip Kryeziu vjen me një ekspozitë personale nga data 20 nëntor-17 dhjetor 2009 në Galerinë Kombëtare të Arteve. Ekspozita e artistit shqiptaro-gjerman Dalip Kryeziu çelet për herë të parë në Tiranë. Artisti prezantohet me një koleksion prej 42 punimesh në pikture dhe skulpturë të viteve 2005 -2009. Piktori Dalip Kryeziu ka lindur në Kosovë me 1964 në Kosovë. Është autodidakt, por ka qenë nxënës në atelienë e piktorit të njohur shqiptar-Akademikut Muslim Mulliqi. Në vitin 1979 punoi si piktor i portreteve realistë në Kroaci, Itali, Austri. Në vitet 1987-1989 i largohet realizmit dhe i kushtohet artit abstrakt. I mbështetur nga artisti Hugo Ëulz hap ekspozitën e parë në Galerinë “Rosegg”, në një qytet të vogël austriak afër kufirit me Italinë-Villacha. Largohet nga Austria më 2004 dhe vendoset në Frankfurt-Gjermani, ku jeton dhe krijon edhe aktualisht. Kryeziu ka një karrierë të rëndësishme dhe të suksesshme si një artist bashkëkohor, në Gjermani dhe më gjerë. Ai, duke filluar nga ekspozita e parë në Galerinë “Rosegg”, i ngjiti shkallët e karrierës artistike, duke qenë i pranishëm në dhjetëra e dhjetëra ekspozita kolektive dhe vetjake. Ai ka qenë pjesë e ekspozitave të rëndësishme të artit ku mund të përmendim ato të çelura në Milano, 2007, Grossetti Arte Contemporanea Cornice, Venice Art Fair, nën kujdesin e Prof. Alessandro Masi, duke u ekspozuar së bashku me artistët Lucio Fontana, Piero Manzoni, Fausto Melotti, Giuseppe Spagnulo, etj. Veprat e piktorit Dalip Kryeziu janë pjesë e shumë koleksioneve private dhe e disa muzeve si: Muzeu i Artit Modern Salsburg (Austri), në muzeun e Hessenit të sipërm (Gjermani), në Gieben dhe në Deutche Bank, Allianz, Suisse, "Guggenheim" - Neë York, etj. Artisti ka përzgjedhur të prezantohet me pjesë nga ciklet e tij piktorikë: cikli “Kokat“ (portrete nga vendlindja), që përbehet nga 17 punime, cikli “Ditari i humbur”, cikli temë fshati, cikli “Dashuria”, si dhe tetë punime në skulpture (gips e gur). Shumë koleksionistë kanë me dhjetëra e dhjetëra vepra të piktorit, në mjaft vende të botës, ndërkohë që vepra e realizuar në vitin 2005 titullohet “Dashuria ndërtohet me ngjyrë rozë”, ndërsa ajo e vitit 2009 “Portret i stilizuar”. Autori për këtë ekspozitë ka përgatitur dhe një katalog. Kurator i ekspozitës është Ylli Drishti, studiues arti në GKA.

20 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›