Roko Riçi, djali i Madonës, më i pasuri në botë?
Djali i Madonës, i cili quhet Roko ka kryesuar në një listë të re për fëmijët më të pasur në botë. Këtë fëmijë Madona e ka më ish-bashkëshortin Gaj Riçi. Lista e ‘fëmijëve të pasur të së ardhmes’, e realizuar nga stacioni televiziv “Cartoon Netëwork”, është bazuar në kualitetet e fëmijëve, si trashëgimia, talenti dhe jeta e dashurisë përballë kamerave. Dhe Roko ka kryesuar me një parashikim të pasurisë prej 601 milionë dollarësh në vitin 2029. Djali më i ri i Viktoria dhe Dejvid Bekam, Kruz, është i dyti me një pasuri të parashikuar prej 546 milionësh, ndërsa djali i aktores/modeles Elizabeth Hurlei, Damian, ka siguruar vendin e tretë me 528 milionë dollarë.
20 Nentor 2009