E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhoni Dip, aktori zgjidhet për herë të dytë, mashkulli më seksi



E kush e tha që Robert Patinson na qenka mashkulli më seksi në botë? Disa ditë më parë u bë publik lajmi që revista prestigjioze i dha këtë çmim, megjithatë fituesi i vërtetë është Xhoni Dip.
Zërat se ylli i “Twilight” ishte klasifikuar i pari ishte të rreme, femrat preferojnë meshkujt e pjekur dhe jo ata të gjeneratës së re, të cilët kryesisht preferohen nga adoleshentet. Xhoni shpallet për herë të dytë si mashkulli më magjepsës i planetit, për herë të parë ai u nderua me këtë çmim në vitin 2003 dhe është aktori i tretë që merr dy herë të njëjtin çmim: deri tani këtë e kishin arritur vetëm Xhorxh Kluni dhe Bred Pit. Një zëdhënës i revistës ka thënë se Dip, baba i dy fëmijëve, me 46 vjetët mbi shpinë, mbretëron akoma si një ikonë e parezistueshme në Hollivud dhe më gjerë. Në këtë klasifikim renditen edhe Rajan Rejnolds, Xhek Gillenhal, Bredli Koper, Giles Morini, Nik Kanon, Kris Doherti dhe Robert Dounei Jr.

20 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›