E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, 600 mijë persona, në varrimin e Patriarkut Pavle



Në varrimin e Patriarkut serb Pavle kanë marrë pjesë rreth 600 mijë veta, ndërsa tubimi ka kaluar i qetë dhe pa incidente, ka deklaruar drejtori i policisë së Serbisë Milorad Veljoviç.
Patriarku Pavle është varrosur në manastirin e Rakovicës. Të drejtuar nga krerët e kishës banorët e Beogradit e shoqëruan arkivolin e patriarkut drejt varrezave në rrethinat të kryeqytetit. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ian Kelli tha se “Patriarku kishte një vend të veçantë në zemrat e të gjithë anëtarëve të Kishës Ortodokse Serbe kudo në botë”.

SHBA
11 shtatori, Holder mbron vendimin për gjykimin e terroristëve

Prokurori i përgjithshëm amerikan Erik Holder mbrojti vendimin e tij për të gjykuar në një gjykatë federale në Nju Jork Khalid Shiekh Mohamed dhe katër të dyshuar të tjerë për organizimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Përballë pyetjeve të vështira nga anëtarët republikanë të komisionit për drejtësi, Holder hodhi poshtë shqetësimet se një gjykim publik dhe civil do t’u jepte terroristëve të dyshuar platforma për të shprehur pikëpamjet e tyre anti-amerikane.

Kabul
Karzai betohet në mandatin e dytë

Në Kabul u inaugurua presidenti afgan Hamid Karzai në mandatin e tij të dytë në këtë post. Në ceremoninë e cila shënon fundin e një procesi të gjatë zgjedhor te njollosur me akuza per manipulime dhe korrupsion. Presidenti Karzai fitoi mandatin e dytë por këtë radhë ka pikëpyetje rreth legjitimitetit të zgjedhjës së tij pasi një e katërta e votave në favor të tij u deklaruar si te manipulura. Udhëheqësit perëndimor duket se kanë vendosur që të mbështesin atë por do të kërkojnë nga ai që të luftojë më seriozisht korrupsionin brenda qeverisë së tij.

Koreja e Jugut
Obama: “Stop provokimeve nga Koreja e Veriut

Provokacionet duhet të marrin fund dhe është koha që Peniani të kthehet në tryezën e negociatave. Këtu pajtohen presidenti amerikan Barak Obama dhe ai i Koresë së Jugut, Li Myung-bak, për nevojën e zhvillimit të tratativave në kuadër të çarmatimit bërthamor të gadishullit korean. Nga ana e tij, Li konfirmon se Koreja e Veriut mund të përfitojë ndihma të mëdha ekonomike, në këmbim të heqjes dorë nga ambicjet e veta bërthamore, dhe mbi të gjitha në arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare.

20 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›