E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kin: Platini e Blater, sms gëzimi që eliminuan Irlandën

 

Federata e Irlandës ka kërkuar përsëritjen e ndeshjes, por trajneri Trapattoni thotë se kjo është e pamundur. Mbrojtësi Riçard Dun ka thënë se është ndjerë i mashtruar me kualifikim në Kampionatin botëror, pas humbjes së ekipit të tij nga Franca me rezultat të përgjithshëm 2-1 në Paris. "Henry e pranoi se kishte ndalur topin me dorë, por kjo nuk na bën të ndihemi më mirë. Ne jemi mashtruar". Sulmuesi i Barcelonës dukshëm e ndali topin me dorë para se të shërbente për Gallasin, i cili shënoi në minutën e 104-të. Ndërsa kapiteni Robi Kin ka kritikuar ashpër organet udhëheqëse të futbollit. "Ata me siguri janë duke duartrokitur, (presidenti i UEFA-s, Mishel) Platini i ulur në telefon me (presidentin e FIFA-s) Sep Blater, duke shkëmbyer mesazhe të kënaqur me rezultatin. Të gjithë tifozët e panë se çka ndodhi në fushë. Vetëm do të doja të kërkoj nga FIFA të shpjegojë mënyrën se si e kanë zgjedhur gjyqtarin për këtë ndeshje të rëndësishme. Diçka si kjo e dëmton imazhin e sportit", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›