Dora e Zotit II

Të dielën, Luis Fabiano përfundoi serinë prej gjashtë ndeshjeve pa shënuar gol, derisa me dy shënimet e tij i ndihmuan Brazilit të mposhtë Bregun e Fildishte 3-1 në ndeshjen e Grupit G të Kampionatit botëror.
Sulmuesi i Sevillas shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar, pas më tepër se nëntë muajve në minutën e 25-të. “E kam ditur se do të vjen. Jam munduar mjaft dhe e kam ditur se do të vjen. Nëse vazhdoj ta kërkoj, topi në fund do të përfundonte në rrjetë”, tha Fabiano.
Mirëpo, goli i tij i dytë solli shumë polemika. Fabiano mposhti dy mbrojtës në zonë, por xhirimet e përsëritura treguan se ai kishte luajtur dy herë me dorë para se të godiste me të majtën duke dërguar topin në rrjetë.
“Është e vërtetë, topi më preku në dorë e pastaj në krah. Por, ishte e paqëllimshme. Ishte dora e Zotit. Por, ishte prekje e paqëllimshme. Ky ishte njëri prej golave më të bukur që kam shënuar në karrierën time”, shtoi ai, duke kujtuar deklaratën e legjendës së Argjentinës, Diego Maradona, i cili kishte shënuar me dorë kundër Anglisë në çerekfinale të Botërorit 1986 në Meksikë.
Mirëpo, selektori i Argjentinës i ka thënë Fabianos se ai mund të shënojë gola sa të dojë, por është vetëm një Dorë e Zotit. “Jo, jo, ai e ndali topin me duar. Kjo ishte e qartë. Topi dy herë e goditi në duar”, tha Maradona.
Gjyqtari francez Stephane Lannoy iu afrua Fabianos menjëherë pas shënimit të golit dhe dukej se i tha se dyshonte që topi e kishte qëlluar në dorë më tepër se në krah. “Nuk e di se çka ishte duke thënë. Nuk e kam kuptuar asnjë fjalë të tij”, tha 29 vjeçari.
Fabiano festoi golin e tij të parë duke treguar gjashtë gishtërinj me duar, për nder të ditëlindjes së gjashtë të vajzës së tij Giovanna, dy ditë para takimit. Ai tha se gola e dytë e tij ishte për vajzën tjetër, Gabriela.
Vitin e kaluar në Kupën e Konfederatave, Fabiano po ashtu shënoi në ditëlindjen e Giovannas dhe e nderoi atë në mënyrë të ngjashme. Fabiano ishte golashënuesi më i mirë i Kupës së Konfederatave vitin e kaluar, me pesë gola, duke i ndihmuar Brazilit të fitojë titullin me dy gola në fitoren 3-2 ndaj SHBA-së në finale.
Pas shënimit të dy golave kundër Argjentinës në Rosario më 5 shtator, ai nuk kishte realizuar në gjashtë ndeshjet e mëpastajme. Fabiano nuk kishte qenë në listën e realizuesve as kundër ekipeve afrikane – Zimbabvesë dhe Tanzanisë - të cilat Brazili i zgjodhi për të zhvilluar ndeshje miqësore para Kampionatit botëror. Ai tani ka shënuar 27 gola në 40 paraqitje për Brazilin.