Misteri i tifozëve koreanë

Askush nuk mund t’u bie në fije tifozëve të Kores Veriore, të cilët kanë udhëtuar drejt Afrikës së Jugut për ta përkrahur Kombëtaren e tyre. Ata nuk dihet se nga janë dhe ku janë të vendosur.
Disa thonë se janë një armatë e vullnetarëve që janë rekrutuar në Kinë, pasi që janë adhurues të mëdhenj të marksizëm – leninizmit, për ngjarjen më të madhe sportive në botë.
Disa të tjerë thonë se ata vinë nga 600 000 banorët etnikë korean-veriorë në Japoni dhe 5000 prej tyre janë paguar nga 6000 euro për të përcjellë ndeshjet e lojtarëve të atdheut të tyre në Botëror.
Ata thonë se kanë ardhur nga Penjani dhe udhëtimi i tyre është lejuar nga diktatori Kim Jon-Il. Por, askush nuk u beson.
Njëri prej tyre, Kim Yon – Chul, së fundi ka qartësuar misterin, duke shpjeguar se të gjithë ata janë ushtarakë që janë zgjedhur nga regjimi për të mbështetur skuadrën.
Tregimi i tij, megjithatë, është venë në dyshim. Në Kinë, dy firma janë ankuar se ata kanë rekrutuar këngëtarë dhe valltarë për të mbrojtur ngjyrat e flamurit të Koresë Veriore dhe shumica e tyre janë kushërinj dhe vinë nga vendi komunist.
Mirëpo, Japonia si dhe Federata e Futbollit e Koresë Veriore, e cila prezanton sportin te kjo popullsi, kanë thënë se atyre u janë blerë bileta nga ata për të mbështetur vendin e tyre.
Krejt kjo duket në rregull, por prej cilit vend janë ata? Asnjë nuk rri në një hotel të caktuar. “Këtu nuk ka asnjë adhurues të këtillë”, thotë një sigurim i hotelit, në të cilin vend është edhe skuadra e Koresë së Veriut? “Këtu ka një skuadër”. Kur pyeten cila është ajo, ai të thotë: “Është një skuadër, e vetmja që nuk flet për media”.
Madje as ambasada e vendit nuk jep përgjigje. “Ata kanë ardhur këtu nga Penjani”, thonë zyrtarët e kësaj ambasade. “Kanë rezervuar hotelin e tyre. Ne ua kemi lëshuar vizat, mirëpo nuk i kemi të dhënat se ku janë duke qëndruar”.
Më parë ishte thënë se Kina ishte sponsor kryesor i kësaj skuadre, mirëpo ende ka mistere për shkak se skuadra është shumë e mbyllur për media.
Koreja e Veriut ka pasur problem edhe me fanella, pasi ata i kanë kontraktuar ato një javë para fillimit të Botërorit “Afrika e Jugut 2010” me kompaninë italiane Legea.