“Dora e ngrohtë”, që mban Berishën!
Dritan Ylli
Mesazhet e shprehura në protestën e fundit të opozitës, përmes banderolave të ngjyera me të kuqen dhe të bardhën e LSI, të cilat kërkonin qartë largimin e Berishës si kryeministri që mban përgjegjësi për vdekjen e 26+1 viktimave të Gërdecit, kishte nxitur disa komente dhe reagime në media. Të gjitha këta duket se ishin të dirigjuara ankthshëm nga segmenti Bashki-PS, pasi apriori kuptohej se ndanin të njëjtin shqetësim dhe të njëjtin mentalitet përtej së majtës dhe të djathtës. Madje, ndonjëri prej tyre, i ndodhur prej vitesh larg, me sensin e realitetit shqiptar në arrati, nuk dinte as se në përballjen e fundit elektorale, diferenca në mes PS dhe LSI ishte vetëm 12 pikë dhe jo 30 siç gabonte ai. Ai gjithashtu nuk e dinte as faktin se nga 10 njësitë e vendosura për konkurrim edhe në mes PS dhe LSI, shumicën e fitoi LSI.
Këta “zëra të porositur”, ishin në kundërshtim të plotë me një ndër patriarkët e të majtës shqiptare, profesor Servet Pëllumbin, i cili shprehej me të drejtë se nuk mund të kuptohet një “miting pa zë dhe pa entuziazëm”. Dhe në fakt socialistët gjithnjë e më shumë po çuditen për këta mitingje të çuditshme.
Pavarësisht nëse ishin komente apo intervista me porosi, në të gjitha lexohej shqetësimi i shprehur nga kryetari aktual i PS dhe bashkisë, Rama, që në thelb përfaqëson prishjen e një marrëveshjeje paraprake në mes tij dhe Berishës. U duk qartë se kjo marrëveshje kishte në bazë të saj, grumbullimin e njerëzve në një miting gjoja kundër kryeministrit, por duke i dhënë garanci atij se do të vazhdojë të qeverisë Shqipërinë deri në vitin 2009. Si rrjedhojë në mitingun e opozitës u vërejtën përpjekje të sforcuara për të ndryshuar stilin universal të protestave, që gjithkund janë të ngërthyera me formën bashkëkohore dhe tradicionale njëkohësisht, ku banderolat dhe thirrjet përmbledhin jo vetëm dëshirat dhe kërkesat e protestuesve, por edhe misionin e një proteste. Por, banderolat e LSI-së, jo si të tilla, por për mesazhet që shprehnin binin ndesh me qëllimin e fshehur të lidershipit të PS, për t’i dhënë garancitë këtij kryeministri të ngulur thellë në kraterin e Gërdecit, se “dora e ngrohtë” e Edi Ramës mbi shpatullat e tij, do vazhdojë të qëndrojë besnike për ta mbajtur fort atë deri në vitin 2009.
Të ndodhur përballë qëllimeve të fshehta të zotit Rama që nuk kishin synim të administronin protestën dhe urrejtjen e qytetarëve ndaj një Qeverie kriminale dhe të korruptuar, LSI dhe simpatizantët e saj, me banderolat dhe thirrjet e tyre të natyrshme vajtën në miting për qëllime të ndryshme nga ato të Ramës, që me plot të drejtë u evidentua edhe nga media në mënyrë profesionale.
I mësuar që “sukseset” t’i arrijë me hile, Rama shpresoi se edhe në këtë rast do ta dizenjonte protestën në shërbim të interesave të tija personale dhe karrieriste. Ai ishte i interesuar që t’i hiqte ngjyrat protestës, përmes një filozofie krejtësisht egocentriste dhe autoritariste tashmë të njohur për vlerat e saj, në Bashkinë e Tiranës, ku prej tre mandatesh fitohet me mundin dhe djersën e socialistëve dhe qeveriset me dashamirës të Ramës përtej së majtës dhe të djathtës. Kështu që kreu aktual i PS, nuk bëri gjë tjetër veçse dhunoi aspiratat dhe dëshirat e të gjithë protestuesve që duhet thënë se realisht ndodheshin aty si qytetarë, por të thirrur nga partitë e opozitës. Dhe kjo filozofi gjeti shprehje më së miri në thirrjet qesharake, të tipit “ftoj qytetarin Milo të flasë”, duke shkaktuar ilaritet dhe gallatë në të gjithë turmën prej mijëra vetash.
Të ashtuquajturit analistë, jo aq për vlerat e atyre që shkruajnë, por të hapësirave mediatike që padrejtësisht fitojnë, duhet të kuptojnë se tek LSI dhe politika e saj nuk mund të veprohet si tek pallatet e kohës së Enverit, që mjafton ngjyra dhe boja që i jep kryetari i bashkisë, për të krijuar iluzionin se ato po bëhen të reja. Në këtë iluzion është përfshirë Rama, që përmes pozave qesharake kërkonte nga turma për të mos thirrur kundër Berishës, duke i trajtuar me përbuzje militantët e hershëm të PS-së, njerëz që kanë lënë dhe pjesë të çmuara të trupit të tyre në mbrojte të institucioneve nga sulmet kriminale të Berishës. Kreu aktual i PS, sikundër dhe ndonjë në krah të tij, që dikur gjuante me vezë kundër qeverisjes së socialistëve dhe luftonte pa u lodhur kundër tyre, tregon se ata tashmë po bëjnë përpjekje serioze për të ndryshuar identitetin e PS, duke e kthyer atë në një instrument krejtësisht në duart e kryetarit aktual dhe duke mos marrë fare parasysh, të kaluarën apo vlerat e krijuara ndër vite nga kjo parti.
Ndaj dhe banderolat, thirrjet dhe fjalimi i Metës i mirëpritur nga të gjithë, shqetësoi rëndë zotin Rama dhe ndonjë shok prej atyre të 99-shave, në krah të tij, që mbajti një fjalim, të spikatur për disa ide “gjeniale” të tipit, lart e poshtë dhe poshtë e lart…
Kjo situatë mobilizoi Ramën dhe segmentet pranë tij për të vënë në punë analistët e dirigjuar nga segmenti Bashki-PS, që rreken t’i mbajnë në këmbë këto skenarë të Ramës, duke nxitur urrejtjen dhe luftën brenda së majtës përmes vlerësimit si “hamej” të militantëve të majtë. Por, këta shpirtra të trazuar për fatin dhe të ardhmen e LSI, duhet të kuptojnë mirë tendencën, se sot më shumë se asnjëherë tjetër kjo forcë politike përmes qëndrimeve të veta, po përvijohet si forca më serioze dhe e vendosur, që po mbledh rreth vetes “rezistencën” e vërtetë të së majtës, kundrejt politikës së papërgjegjshme dhe të aferave në kurriz të qytetarëve.
Përpjekjet e këtyre analistëve për të krijuar një imazh të rremë, ju kishte dhënë përgjigjen më të mirë profesor Pëllumbi, që thoshte se “një miting i organizuar nga partitë opozitare, por me parti “të fshehura” në turmë për t’i dhënë “dimension qytetar” protestës (!), pa flamuj, pa banderola, pa pankarta dhe për më tepër pa entuziazmin e mitingjeve ishte disi i pakuptueshëm për shumë nga të pranishmit. Liderët partiakë ju drejtuan të pranishmëve thjesht si “qytetarë”, kur pjesëmarrësit donin të tjera mesazhe prej tyre si drejtues të mendimit e veprimit opozitar”.
Shqetësimi i Ramës ishte pikërisht kjo frymë entuziaste që LSI i dha mitingut, banderolat dhe pozicioni i qartë i saj për ta larguar sot Kryeministrin e Gërdecit, se nesër do të jetë vonë.
Prej kohësh LSI dhe gjithnjë dhe më shumë socialistët e vërtetë, kanë kuptuar qëllimet e Ramës dhe saldimin e tij me Berishën. Dhe kjo është arsyeja që çdo ditë dhe më tepër qartësohen diferencat mes dy subjekteve politike, LSI dhe PS. Por u desh ky miting që qytetarët shqiptarë dhe analistët, veç atyre të komisionuar nga Rama, të kuptonin këtë të vërtetë të hidhur që kryetari i PS-së, vazhdon të mbajë Berishën e inkriminuar në pushtet.
Një shprehje popullore e artikuluar shpesh nga një miku ynë, përcakton më mirë se të gjithë të tjerat kuptimin e gjithë kësaj loje politike të Ramës në këto 10 vite. Dhelpra është mjaft kafshë dinake, por më dinak është ai që e kap dhelprën!