Nis shqyrtimi i projektligjit të LSI
Komisioni parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese pritet të shqyrtojë sot projektligjin e LSI-së, “Për statusin e minatorit”. Grupi i deputetëve të LSI-së ka përgatitur një projektligj për një trajtim të veçantë të kësaj shtrese sociale, e cila është nëpërkëmbur gjatë këtyre 17 viteve. Shqyrtimi i një projekti të tillë vjen në një moment, kur minatorët kanë protestuar fuqishëm ndaj trajtimit të tyre. Sindikalistët e minatorëve i kanë kërkuar qeverisë që të rrisë pagesat e tyre, si dhe të rrisin trajtimin e tyre. Prej disa ditësh ata kanë protestuar përpara selisë së Kuvendit, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Projekti i LSI-së synon një trajtim të veçantë të këtyre punonjësve, si dhe rishikimin e moshës së pensionit.