E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Të mos harrojmë viktimat e komunizmit”

 

Kryetarja e Kuvendit, Topalli gjatë vizitës së dytë në Sarandë, është ndalur në fshatin Mursi, ku mori pjesë në përurimin e një përmendoreje në kujtim të viktimave të komunizmit. “Kjo është një ditë, në të cilën ne nderojmë ata që bënë të mundur, që Shqipëria të jetë sot këtu ku është. Ne duhet t’u kujtojmë shumë shpesh banorëve të këtij fshati me shpirt perëndimor, që vuajtën 1200 vjet burg dhe internime. Kjo është tragjike, mizore. Ai regjim ka qenë antinjerëzor, aq i pamëshirshëm sa nuk ka pasur shok në vendet e tjera ish-komuniste”, tha kryeparlamentarja Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›