E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doreheqja e Metes debate te forta mbi zhvillimet ne Studio e hapur

Tensioni i zhvillimeve më të fundit politike në Tiranë pati reflektimin e vet në “Studio e hapur” këtë të premte ku u diskutua dorëheqja e Ilir Metes nga posti i zevendeskryeministrit dhe ministrit te Ekonomise dhe situata  në koalicionin qeverisës.

Ylli Manjani: Nuk ke të drejtë të shpifësh
Andrea Stefani: Nuk po shpif unë. Pashë një akt atje
Manjani: Sapo i the tjetrit i korruptuar. Është një shpifje zotëri sepse në një shtet demokratik flasin institucionet.
Mustafa Nano: Pse nuk ja thua këtë kryetarit tënd?
Manjani: Kush të tha që s’ja kam thënë?

Mes përfaqësuesve të maxhorancës, Enkelejd Alibeajt e Ylli Manjanit dhe opinionistëve Andrea Stefani dhe Mustafa Nano debatet kanë qenë të forta.

Manjani: Pse morali jotë qenka më i drejtë? Ti je spekulant
Nano: Unë gjykoj pushtetin. Çfarë spekulanti?
Manjani: Si guxon ti i thua tjetrit hajdut? Kush je ti? Çfarë je ti këtu?
Nano: Unë jam ai që kam të drejtë tua them që të gjithëve...
Manjani: S’ke të drejtë! Mbaje për vete te drejtën! Mua mos më trego të drejtën! Çfarë të drejte më tregon ti mua? S’ke haber nga ajo e drejta! Ja fut kot! Gënjen!
Ndryshe nga mendimi i opinionistëve, Alibeaj dhe Manjani deklaruan se maxhoranca nuk është dëmtuar nga ngjarjet e ditëve të fundit

Alibeaj: Ku koalicion në ktë treditor del me vlera të rikonfirmuara politike dhe morale. Kjo është e rëndësishme. I fundit që do të gjykojë mbi vërtetësinë ose jo do të jetë publiku, do të jenë qytetarët. Do të jenë në zgjedhjet e pritshme
Nano: Është bërë një Gomorra. Është bërë një Sodoma këtu në Shqipëri. Këtu çdo gjë bëhet me para. Situata është dramatike dhe vetëm për vlera nuk mund të flitet në Shqipëri i dashur Alibeaj
Stefani: Nuk mund të bëhet fare fjalë se kjo maxhorancë ka dalë nga kjo krizë e cila s’është mbyllur akoma, e paprekur. Ajo është cënuar rëndë.
Manjani: Koalicioni është aty, po qeveris dhe do qeverisë.
Eni Vasili: Varet dhe si qeveriset...
Manjani: Se si qeveris është muhabet tjetër. Juve pyetët në fillim a është dëmtuar koalicioni? Përgjigjia që vjen natyrshëm: JO!

Ndërkohë nga përfaqësuesit e maxhorancës u atakua politika që po ndjek Edi Rama.

Stefani: Sot opozita ka një kauzë
Manjani: Cila kauzë?
Stefani: Kauzën që ia shkelën kushtetutën në mes të parlamentit shqiptar
Manjani: Kauzën e betoni ka, asnjë tjetër s’ka!
Stefani: Ju jeni me mentalitet prej tiranësh. Lejojeni pakicën!

Opozita ka kerkuar edhe largimin e kryeministrit dhe ka njoftuar mbajtjen e një proteste më 21 janar.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›