E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan tenton te vrase ish- bashkeshorten

30- vjeçari Indrit Meta ka tentuar të vrasë ish-bashkëshorten e tij në fshatin Gjyralë të Elbasanit, por granta që ka hedhur në shtëpinë e saj ka plagosur rëndë një kalimtare 57- vjecare. Indrit Meta kishte shkuar në shtëpinë e ish- bashkëshortes dhe ka kërkuar të takojë fëmijët e tij, por pas një debati ka tentuar të godasë me thikë nënën e fëmijëve me inicialet L M.  

Kur nuk ka mundur tia arrijë qëllimit ka hedhur një granatë në oborrin e saj si pasojë e së cilës është plagosur kalimtarja. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar autorin Indrit Meta mbi të cilin tashmë rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë.

Besim Dybeli    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›