E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI mbledh Komitetin Drejtues Kombetar. Meta Rama kerkon pushtetin me dhune

Kryetari i LSI Ilir Meta ka shtuar tonet dhe dozen e akuazave ndaj kreut te opozites Edi Rama, duke adresuar ne drejtim te tij autoresine e asaj qe meta konsideroi si politika e çimkave. Pas nje rrefimi sesi u arrit deri ne kete marredhenie me ish ministrin e LSI Dritan Prifti, Meta tha se ai  per shkak te humbjes se karriges se ministrit u perdor nga Edi Rama per te nisur fushaten qe ai e konsideroi monstruoze, duke akuzuar kreun e opozites se kerkon te marre me dhune pushtetin.

• PS u përgjigjet akuzave, Shalsi: Meta iku, korrupsioni mbetet
• ”Meta”, politika shkëmben akuza në distancë
• Dorëheqja e Metës, debate të forta mbi zhvillimet në “Studio e hapur”

”Shikoni shantazhet që ben Edi Rama sepse nuk e merr dot pushtetin me vota. Do ta marrë pushtetin me dhunë, me shantazhe dhe me presione. Unë do t’i them sot Edi Ramës të heqin dorë nga shantazhet, nga presionet, nga kërcënimet fizike, nga thirrjet që i bën mafies për t’u bashkuar në aktivitete kundër shtetit sepse nëse ka njeri frikacak në këtë vend, i pari është Edi Rama, dhe unë këtë e di më mirë se cilido tjetër” tha Meta.

Meta konfirmoi bashkepunimin ne koalicion me PD per zgjedhjet vendore te tete majit, ku si objektiv paresor i kesaj aleance do te jete marrja e bashkise se Tiranes, e drejtuar aktualisht nga Edi Rama.

”Qytetarët e Tiranës kanë vendosur që bashkia e tyre të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të mafiozëve që e kanë kthyer dhe duan ta mbajnë në një lavatriçe për paratë e tyre sepse është bashkia më e korruptuar në botë” tha Meta.

Kryetari  i LSI tha se tani qe nuk mban me poste ministrore do t’i perkushtohet partise dhe organizimit te saj per zgjedhjet e majit. Deri ne daten 15 shkurt strukturat e LSI do te percaktojne kandidatet per vendoret e majit, beri te ditur Ilir Meta.

Rovena Moçka

Azhornuar së fundi ( e shtunë , 15 janar 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›