Dorëheqje me 4 yje në sfond
Ilir Beqja
Drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Gjergj Bojaxhi, dha dorëheqjen. Në deklarimin publik të dorëheqjes, zoti Bojaxhi u përpoq të na shpjegojë se misioni i tij në korporatë kish përfunduar pasi tre objektivat kryesorë që i kishin vënë ishin përmbushur. Sipas zotit Bojaxhi, KESH ia kish dalë të furnizonte 24 orë pa ndërprerje me energji elektrike, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ishte privatizuar dhe korporata ishte menaxhuar mirë. Zoti Bojaxhi zgjodhi si sfond të deklarimit të dorëheqjes logon dhe 4 yjet e një hoteli prestigjioz në qendër të Tiranës. Në pamje të parë duken goxha rezultate të arritura, por me këto rezultate duhet të mburret politika dhe konkretisht kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Në fund të fundit, ai i kishte premtuar këta objektiva. Një drejtues korporate si KESH duhet të flasë për gjendjen e korporatës dhe përmbushjen e atyre objektivave që lidhen me detyrat e KESH. Zoti Bojaxhi nuk tha asgjë se si kish ndryshuar gjendja e KESH në kohën që ai kish qenë drejtor, nuk tha asgjë se cila ishte gjendja financiare e KESH, a është e shëndoshë financiarisht KESH, si do të bëhet me atë sipërmarrës shqiptarë që janë me vite kreditorë të KESH, nuk tha asgjë se me sa kË u rrit fuqia e instaluar për prodhimin e energjisë elektrike në vend dhe cili ishte roli i tij, nuk tha asgjë se me sa kË u rritën kapacitetet transmetuese të rrjetit ekzistues të transmetimit në vend dhe cili ishte roli i tij, nuk tha asgjë për importin e energjisë elektrike vend e pa vend dhe më shtrenjtë se koniuktura e çmimeve në rajon, nuk tha asgjë për përmirësimin e arkëtimeve, për pakësimin e humbjeve teknike nuk tha asgjë për faturimin aforfe, nuk tha asgjë për dështimin e zbatimit të skemës subvencionuese të çmimit të energjisë elektrike për shtresat në nevojë, nuk tha asgjë pse faturuesit e energjisë vazhdojnë të abuzojnë, pse faturues energjie është vend pune ende shumë i lakmuar, cila është përgjegjësia e drejtuesve për abuzimet.
Ka dhe shumë gjëra të tjera që drejtuesi i një korporate si KESH duhet të thotë në momentin që vendos të ndajë me publikun arsyet e dorëheqjes nga detyra e drejtorit të përgjithshëm. Ashtu siç zoti Bojaxhi duhet të thotë se si justifikohen shpenzimet për qiranë e sallës në hotel “Tirana International”, ku ai ftoi median të shtunën pas mesdite për të bërë publik vendimin e tij.
Por dorëheqja e zotit Bojaxhi nuk ishte e papritur. Një ditë më parë, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) kishte shkarkuar të gjithë Këshillin Mbikëqyrës të KESH bazuar në rekomandimet e raportit më të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH).
Në të njëjtin raport, që ka të paktën 2 javë që ndodhet në tavolinën e ministrit të METE-s, rekomandohen masa administrative për zotin Bojaxhi dhe 5 drejtorë të tjerë të KESH. Çudi se si inspektorët e KLSH nuk e dinë që jemi furnizuar me energji elektrike 24 orë dhe që OSSH është privatizuar me sukses. Çudi edhe pse kryetari i KLSH-së priti ministrin e ri (qeverinë e re) për të dërguar raportin e kontrollit deri në periudhën shtator 2008.
Por inspektorët e KLSH janë njerëz që në radhë të parë shohin zbatimin e ligjit, zbatimin e disiplinës financiare etj. Sipas zbatueshmërisë së ligjit vlerësohet puna e çdo punonjësi apo drejtuesi publik, pavarësisht përmbushjes së objektivave politikë. Fakti që inspektorët propozojnë masë administrative për drejtorin e përgjithshëm dhe 5 bashkëpunëtorë të afërt të tij, dëshmon se Bojaxhi nuk ka përmbushur një nga objektivat që në deklaratën e dorëheqjes e shet si sukses – atë të mirëmenaxhimit të korporatës.
Mesa duket zoti Bojaxhi nuk desh t’ia linte Këshillit të ri Mbikëqyrës kënaqësinë që të merrnin masa administrative, por vendosi të dorëhiqet. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në vijim.
Anëtarët e mëparshëm të Këshillit Mbikëqyrës kanë qenë të gjithë njerëz të besuar të Berishës. Të besuarit e Berishës nuk mund të pranohen më në atë pjesë të bahçes së pushtetit që kontrollohet nga Ilir Meta dhe të tijtë? Apo do të shpërblehen me ofiqe të ngjashme në pjesë të tjera të bahçes. Apo ministri i METE-s do të zbardhë deri në fund e bëjë publike të gjitha shkeljet e raportit të KLSH sipas propozimeve të të cilit bëri edhe ndryshimin e përbërjes së Këshillit Mbikëqyrës.
Mbetet për t’u parë gjithashtu se kush do të marrë përgjegjësitë politike të shkeljeve të konstatuara në KESH. Ministri në periudhën e kontrollit, zoti Genc Ruli, tashmë ka një tjetër portofol. Mbetet për t’u parë nëse Ilir Meta do t’i ruajë për më vonë si presion ndaj Berishës shkeljet e periudhës 07’ – 08’ në ministritë që janë aktualisht pjesë e bahçes së tij apo do t’i denoncojë publikisht.
Sidoqoftë, çështja Bojaxhi u zgjidh brenda një fundjave. Në më pak se 24 orë midis të shtunës dhe të dielës, edhe pse u befasua nga dorëheqja e drejtorit të përgjithshëm të KESH, ministri i METE-s e kishte gati zëvendësuesin, edhe pse edhe për të KLSH propozonte masë administrative, dhe filloi procesin e emërimit të tij.