Naomi Kembëll sfilon në Paris me veshje transparente
Venera e Zezë rikthehet më magjepsëse se kurrë, në pasarelat më të famshme të modës. Për Naomi Kembëllin duket se koha nuk kalon kurrë dhe në Paris shfaqet duke sfiluar, joshëse dhe seksi me një bustier tërësisht transparent, për stilistin rus Chapurin. Në dukje një detaj i trupit, më shumë se i admirueshëm, i një prej top modeleve më të famshme të botës. Ajo është tridhjetë e nëntë vjeçe dhe pas një periudhe të gjatë mungese, rikthehet në pasarelë, për të vërtetuar se edhe për shumë vjet do të jetë në qendër të vëmendjes. Naomi, padyshim është një prej të përzgjedhurave. E fejuar me milionerin Vladislav Doronin, Kembëll di të tërheqë vëmendjen e mediave të të gjithë botës dhe kjo jo vetëm falë karakterit të çuditshëm. Për pamjen transparente, ajo thotë: “Vulgarë janë personat, jo ata që vishen në një mënyrë apo në një tjetër. E rëndësishme është të ndihesh mirë me veten. Nëse një femër është elegante, ajo do të jetë elegante me çdo veshje. Sjellja bën ndryshimin”.
Kejti Perri
Histori serioze me Rasëll Brend
Rreth një muaj më parë ata u fotografuan duke u puthur me pasion. Puthja u konsiderua si gjest bamirësie për shumë persona dhe kështu nisi të flitej për një flirt mes bukuroshes Kejti Perri dhe Rasëll Brendit. Miqtë e përbashkët shprehen se tërheqja ka qenë e menjëhershme mes tyre. Për të përgënjeshtruar vijnë të tjera thashetheme. Kejti dhe Rasëll mendohet të kenë bërë një udhëtim romantik “afër e afër” në Tajlandë për të përjetuar të qetë pasionin e tyre. Tashmë ndodhen në Londër, të pandashëm. Shëtisin dorë për dore, dreka, darka dhe shumë ndjenjë. Perri dhe Brend duken shumë të dashuruar. Një histori që sapo ka filluar, por që ndoshta Kupidi ka goditur në shenjë.
6 Tetor 2009