Skela: “Jam gati për luanët bavarezë”
Tema “Ervin Skela” vazhdon të mbretërojë në kampin e skuadrës gjermane të Bundesligës 2, TSV 1860 Muenchen. Skuadra e trajnerit Edvald Lienen është në krizë dhe angazhimi i mesfushorit me përvojë shqiptar duket si një zgjedhje perfekte. “Ne kemi lojtarë të rinj, një trajner të ri, por kemi sëmundjen e vjetër. Ky është një fjalëkryq që ne duhet ta zgjidhim”, - pohojnë drejtuesit e klubit gjerman.
1860 Muenchen i mungon gjallëria dhe krijimtaria në mesfushë dhe Ervin Skela (me karton të lirë) shihet si një mundësi optimale. Trajneri Edval Lienen: “Është e vërtetë që jemi të mbipopulluar në mesfushë, por tani na duhet të mendojmë në të gjitha drejtimet, duhet të gjejmë dikë që mund të na ndihmojë, brenda apo jashtë ekipit aktual”.
Sipas gazetës gjermane “Tageszeitung”, një alternativë konkretë është Ervin Skela, 32 vjeç, një ish i Energi Kotbusit. Në fakt, bisedimet formale midis 1860 Muenchen me menaxherin e Skelës kanë filluat prej disa javësh dhe gjatë kësaj jave priten të jenë intensive.
Steviç: “Skela është një specialist i goditjeve të lira, një lojtar më shumë përvojë”. Futbollisti i Kombëtares shqiptare - ndodhet aktualisht me ekipin përfaqësues në Frankfurt të Gjermanisë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Suedisë – ka zhvillua stërvitje me ekipin e dytë të Bajer Leverkuzenit dhe është në gjendje të mirë fizike.
“Nëse dikush nga 1860 do të më telefonojë unë do të bashkëpunoja më dëshirë, do të isha gati”, - tha Skela gjatë një interviste të mëparshme për gazetën gjermanë të lartpërmendur. “1860 është një klub me traditë, ka tifozë të mrekullueshëm, një super-stadium. Do të gëzohesha shumë nëse kjo do të realizohej”.
Edhe në lidhje me rolin e numrit “6” në mesfushë, çka bëhet fjalë për shpërndarësin e topave, Skela thotë: “Unë kam luajtur tashmë në ekipin Kombëtar (shqiptar) me Altin Lalën, por edhe te Bielefeldi me Rudiger Kaug. Uën mund të luaj edhe prapa, të organizoj shumë dhe të jem i rrezikshëm për të shënuar. Kam prej një kohe të gjatë në Gjermani, e njo mentalitetin e këtushëm. Gjithashtu, njoh edhe disa lojtarë të 1860-s, si për shembull Beni Laut.
Ervin Skela
Për momentin mesfushori 32-vjeçar shqiptar është i pa punë. Skela numëron 60 ndeshje ndërkombëtare me Shqipërinë (12 gola) dhe 168 ndeshje në Bundesligë (21 gola). Ka luajtur në Gjermani midis ekipeve të tjera për Energie Kotbus, Kaiserslautern dhe Eintracht Frankfurt. “Der kleine Albaner” (shqiptari trupvogël) luan si fantazist në mesfushë, pro mund të luaj edhe si një dopio-gjashtë në fushë.
Zoti Skela, ku mund t’u gjejmë për të realizuar këtë intervistë?
Jam ende në Leverkuzem, ku prej disa javësh po stërvitem me ekipin e dytë. Nga dita e nesërme do të jem i grumbulluar me ekipin Kombëtar shqiptar në afërsi të Frankfurtit. Ne kemi një ndeshje miqësore ditën e shtunë kundër Greuther Furth. Më 14 tetor do të luajmë kundër Suedisë për ndeshjet eliminatore të Kampionatit Botëror.
TSV 1860 Muenchen po mendon haptazi t’iu angazhojë, pasi për momentin ndodhet në vendin e 15-të në Bundesliga 2. A qëndron edhe për ju jo çështje?
Për mua është njëlloj. Nëse dikush nga 1860-a do të më telefononte unë do të bashkëpunoja me kënaqësi, do të isha gati. Është një klub me traditë. Tifozë të mrekullueshëm, super-stadium. Në Bundesliga 2 mund të jesh shumë shpejt lart apo poshtë në renditje, mund të bësh një seri fitoresh dhe je përsëri sipër. Unë do të gëzohesha shumë nëse kjo do të realizohej.
1860 kërkon një lojtar me karakteristika mbrojtëse në mesfushë. A mundeni ju të bëni rolin e dopio-gjashtës?
Po. Unë kam luajtur edhe me ekipin Kombëtar shqiptar me Altin Lalën apo te Bielefeldi me Rudiger Kauf. Unë mund të luaj pas, të mirorganizoj lojën dhe të jem një golashënues i rrezikshëm.
Dhe mund ta bëni vërtet këtë?
(Qesh) Përse jo?
Besoni se mund ta ndihmoni menjëherë ekipin?
Jam plotësisht gati, nuk kam asnjë dëmtim. Nuk kam qenë kurrë i dëmtuar gjatë karrierës sime. Ndihem shumë mirë. Probleme ambientimi nuk kam aspak. Jam prej një kohe të gjatë në Gjermani e njoh mentalitetin. Edhe disa lojtarë të 1860-s i njoh, si për shembull Beni Laut. Me Bedën kam luajtur së bashku te Kaiserlautern.
Nga ana tjetër duhet të keni opsione të tjera dhe jeni në bisedime me Tus Koblenz.
Po, ka dhe dy opsione të tjera akoma. Por, unë dua të jem i ndershëm: Do të doja ta veçoja 1860-n nga opsionet e tjera, kjo nuk ka nevojë për pyetje.
6 Tetor 2009