Që fatkeqësitë natyrore mos kthehen në tragjedi njerëzore
Alfred Olli
Flakët që përfshinë vendin në 2007 dhe tragjedia e marsit të vitit 2008, asnjëherë më parë nuk na kanë bërë të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e një ekipi të formuar dhe të përgatitur të Emergjencave Civile. Nuk dua të ndalem për të treguar vështirësitë me të cilët janë ndeshur njerëzit tanë në përballimin e këtyre ngjarjeve ekstreme, megjithëse se në kushtet që ne ndodhemi arritëm t’i përballojmë këto ngjarje, duke shpëtuar jo vetëm jetë njerëzish, por edhe duke riparuar shpejt pasojat e tyre. Por për fat të keq Shqipëria është mjaft e ekspozuar edhe përballë një numri të konsiderueshëm fatkeqësish natyrore. Tërmetet janë një kërcënim serioz për jetën civile, por kohët e fundit kanë qenë mjaft evidente zjarret në pyje, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës apo emergjencat dimërore, të shkallëve të vogla e të mesme. Nisur nga gjendja ekonomike, infrastruktura, mjetet e kufizuara të komunikimit, emigrimi masiv, bumi i ndërtimeve si dhe një numër faktorësh që lidhen me shfrytëzimin pa kriter të burimeve natyrore, e bëjnë më të prekshme popullsinë dhe ekonominë e saj ndaj këtyre dukurive. Në këto kushte sfidat e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile (DPEC), janë të vështira e nga ndonjëherë gati-gati të paparashikueshme. Me një eksperiencë 10-vjeçare, DPEC ka synuar të ngrejë nivelin e bashkërendimit të veprimeve në fushën e emergjencave civile, në mënyrë që të parandalohen dhe të zvogëlohen humbjet në njerëz, në banesa, në asete ekonomiko-sociale dhe në mjedis. Për ti paraprirë ngjarjeve tragjike veprimtaria e DPEC konsiston në rritjen në nivel më të lartë të sigurisë dhe mbrojtjes së jetës së qytetarëve pronës private e publike, nëpërmjet zhvillimit të masave sa më efektive gjatë procesit të parapërgatitjes, të parandalimit të fatkeqësive dhe emergjencave, rritjes të shpejtësisë së reagimit për shpëtimin e jetës dhe mbrojtjen e pasurisë, si dhe të lehtësimit të pasojave. Ndaj dhe Sistemi i Menaxhimit të Emergjencave Civile në Shqipëri (SMEC) përbëhet nga struktura të përhershme dhe të përkohshme në nivel qendror, qarku dhe lokal. Nëpërmjet këtyre strukturave, çdo ministri, drejtori ose institucion, aktualisht, ka role dhe përgjegjësi të veçanta për të gjitha fazat e ciklit të menaxhimit të emergjencave. Këto role dhe përgjegjësi ndahen shpesh ndërmjet dy ose më shumë institucioneve, të cilat marrin pjesë në fazat e ndryshme të menaxhimit të emergjencave. Për të qenë bashkërendimi sa më funksional gjatë situatave emergjente përfshihen institucione shtetërore dhe joshtetërore, të cilat kanë role dhe të përgjegjësive të përcaktuara me ligj dhe akte të tjera nënligjore. Por megjithëse kuadri ligjor i ngarkon këto struktura të përfshihen në përballimin e situatave emergjente duhet thënë se shumë herë ky bashkëpunim ka lënë për të dëshiruar. Në mënyrë të veçantë, DPEC gjatë kësaj periudhe, për të përballuar situatat emergjente ka pasur bashkëpunim të mirë me strukturat homologe rajonale dhe ndërkombëtare. Jam i bindur që në shumë raste (sidomos në zjarret në pyje) ky bashkëpunim ka qenë i suksesshëm.DPEC nëpërmjet marrëveshjeve të nënshkruara bashkëpunon ngushtësisht me Shërbimin e Mbrojtjes Civile italiane dhe greke. Është në përfundim nënshkrimi i marrëveshjeve me shërbimet homologe turke, kroate, maqedonase, Malin e Zi etj. DPEC është pjesë e disa nismave rajonale të Evropës Juglindore si DPPI, CMEP, SEESIM, etj., ka lidhje të vazhdueshme me Qendrën e NATO-s në Bruksel (EARDCC) dhe atë të BE (MIC) si dhe ka bashkëpunim me shërbimet homologe të shumë shteteve evropiane. Në këtë kuadër do theksoja gjithashtu bashkëpunimin me Bankën Botërore, e cila me implementimin e projektit “AL-DRMAP” “Përballimi dhe zbutja e rrezikut nga fatkeqësitë”, ka dhënë një mbështetje të madhe për rritjen e kapaciteteve planifikuese dhe reaguese të EC dhe për gjithë sistemin e Shërbimit të Mbrojtjes Civile shqiptare.
Projekti që paraprin ndryshimin e DPEC
Programi i Bankës Botërore ka parashikuar një projekt specifikisht për Shqipërinë. Projekti për vendin tonë është i pari në rajon dhe është parashikuar në dy faza. Faza e parë është parashikuar që të realizohet për një kohë prej tre vjetësh, ndërsa fazë të dytë, pas tre viteve të fazës së parë, me synimin për ndërhyrje kryesisht me investime të konsiderueshme në strukturat e shërbimit të emergjencave civile. Ky projekt do të udhëhiqet nga Ministria e Brendshme në të cilën është ngritur një Komitet Drejtimi i Projektit, për të siguruar koordinimin sektorial dhe për të monitoruar progresin e tij. Gjithashtu, është krijuar Grupi i Menaxhimit të Projektit në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, i cili do të menaxhojë projektin në tërësi. Objektivi kryesor i projektit konsiston në forcimin e kapaciteteve institucionale, reduktimin e rreziqeve, duke synuar reduktimin e humbjeve ne jete njerëzore, ekonomike dhe mbrojtjen e mjedisit. Në të parashikohet edhe rritja e nivelit profesional të personelit të strukturave të shërbimit të emergjencave civile, si dhe hedhja e një baze të mirë nëpërmjet studimeve dhe projekteve për realizimin e fazës së dytë të projektit. Në projekt ka indikatorë në fushën legjislative, të arritjes së standardeve, ngritje dhe nxitje së sistemit të sigurimeve në fushën e emergjencave dhe fatkeqësive, rritje të kapaciteteve dhe shpejtësisë së realizimit të operacioneve të ndërhyrjes së shpejtë në përballimin e emergjencave specifike, sipas një harte të studiuar rreziku. Për secilin komponent ka përgjegjësi konkrete nga institucionet dhe konkretisht këto përgjegjësi ndahen ndërmjet Ministrisë Brendshme, Institutit të Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Ministrisë të Punëve Publike dhe Ministrisë Financave, që për herë të parë obligohen për ngritjen e tregut të sigurimeve në vend. Në rast fatkeqësish tregu i sigurimeve është ende i kufizuar, por dhe mundësitë e shtetit për të mbuluar humbjet nga këto fatkeqësi nuk mund të jenë të pakufizuara. Për këto arsye, nëpërmjet një fondi që jepet në formë huaje nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, Shqipëria të përfshihet dhe do përfitojë financime në vazhdimësi në raste fatkeqësish, nëpërmjet një institucioni ndërkombëtar sigurimi. Një pikë e rëndësishme e këtij projekti është hartimi i Strategjisë ndërministrore të Mbrojtjes Civile nga Fatkeqësitë. I gjithë kuadri i përmirësimeve ligjore dhe nënligjore për mbrojtjen civile dhe fatkeqësitë do të shoqërohet me hartimin e Strategjisë të Mbrojtjes Civile nga Emergjencat dhe Fatkeqësitë, e cila do të rikonceptojë principet, bazën e re ligjore dhe nënligjore, drejtimet e politikës sektoriale dhe zhvillimet në mbrojtjen nga emergjencat dhe fatkeqësitë. Gjithashtu, do të kryhet fuqizimi dhe modernizimi i sistemit të shërbimit të mbrojtjes dhe menaxhimit të fatkeqësive natyrore, ose ato të shkaktuara nga dora e njeriut, një rol të rëndësishëm do të ketë edhe përshtatja me shërbimet analoge të BE-së. Pjesa më e rëndësishme e hartimit të kësaj strategjie do të jetë zbatimi i projektit të “Sistemit të Integruar të Komunikimit dhe Alarmit me sinjal 112”. Sistemi i integruar i komunikimit dhe lajmërimit me sinjal 112, është një numër i njësuar emergjence në shumë vende të BE, aprovuar si i tillë më 29 korrik 1991, me vendim të Këshillit Europian dhe ratifikuar nga Parlamenti Evropian, nëpërmjet direktivës 98/10/EC, më 26 shkurt 1998, dhe si i tillë edhe për vendin tonë, lind detyrimi i aplikimit të këtij sistemi. Objektivi kryesor është që qytetarët e Shqipërisë si ata evropianë, në situata të ndryshme emergjente të kenë mundësi të telefonojnë falas, duke siguruar mbështetjen e shërbimeve të emergjencave në të gjithë territorin e vendit 24 ore në 24. Ngritja e 3-6 qendrave logjistike për mbrojtjen civile nga emergjencat dhe fatkeqësitë si dhe 3-6 njësive reaguese e cila do të realizohet brenda vitit të parë të projektit. Kjo është masa kryesore, që do të bëjë të mundur mbylljen e ciklit të menaxhimit të emergjencave (Parandalimi, Përgatitja, Reagimi dhe Rikthimi në (normalitet) duke pasur parasysh se në disa raste me strukturat dhe kapacitetet aktuale shpesh reagimi është i vonuar dhe jo profesional.
Domosdoshmëri ndryshimi i kuadrit ligjor për emergjencat.
Në 26 mars të vitit 2001, Kuvendi miratoi ligji nr.8756, “Për emergjencat civile”, i pari ligj në historinë e legjislacionit shqiptar në këtë fushë. Ky ligj mbështetet gjithashtu edhe me ligjin “Për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin”, i cili u rikonceptua mbi një bazë të re bashkëkohore, duke i shtuar atij funksionin e shpëtimit dhe duke e shkëputur këtë shërbim nga Policia e Shtetit. Por vendi ynë tashmë është anëtar i Marrëveshjes më të madhe në historinë e vendeve Euroatlantike, NATO, si e tillë ajo duhet të unifikojë ligjet dhe infrastrukturën mbështetëse me anëtarët e tjerë nënshkrues të Traktatit. Integrimi Evropian, veçanërisht implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe Planin Kombëtar për Implementimin e MSA-së, për fushën e mbrojtjes civile, dikton rishikimin e bazës ligjore dhe përshtatjen e saj me shërbimet homologe rajonale dhe më gjerë. Rritja e investimeve publike e private kërkon monitorimin e zonave zhvillimore dhe për zvogëlimin e riskut duhet të merren masa parandaluese dhe rehabilituese në infrastrukturë, mjedis dhe prona publike dhe private. Këto ndryshime janë bërë jetike tashmë që vendi ynë është bërë pjesë e guidave turistike të Evropës Juglindore, si e tillë ajo çdo ditë ka një fluks në rritje të turistëve nga shumë vende të botës. Strukturat tona duhet të jenë të gatshme të ofrojnë Siguri, jo vetëm për qytetarët e vet, por edhe për vizitorët e ndryshëm. Në këtë kuadër duhet të ndryshohet baza ligjore dhe të rriten kapacitetet reaguese. Ndaj implementimi i projekteve të nisura nga partnerët tanë, si Banka Botërore, INSDR, UNDP, dhe ndryshimi i kuadrit ligjor janë kthyer në një domosdoshmëri jetike për Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, që në të ardhmen, fatkeqësitë natyrore ose të shkaktuara nga dora e njeriut, të mos kthehen në tragjedi, ku shtetit s’do t’i mbetet rrugë tjetër veçse të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në pronën private ose publike dhe në rastin më ekstrem viktimat në jetë njerëzore.
*Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile