E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tomason: “Në Shqipëri morëm aq sa meritonim”



Sulmuesi i njohur i Danimarkës, John Dahl Tomason (33 vjeç, 102 ndeshje, 51 gola) gjatë një interviste të gjatë për faqen zyrtare të FIFA-s, fifa.com, deklaroi se në Shqipëri skuadra e tij nuk mund të meritonte më shumë se barazimi. Kapiteni i skuadrës që kryeson grupin 1 eliminator, ku bëjnë pjesë edhe Suedia, Portugalia, Hungaria e Malta, foli në prag të ndeshjes kyçe midis Danimarkës e Suedisë (10 tetor), që do të vendosë edhe fatin e mëtejshëm të njërës prej dy skuadrave drejt finaleve të Kupës së Botës 2010. Në dy ndeshjet e fundit, Danimarka barazoi me Portugalinë në Kopenhagen e Shqipërinë në Tiranë, me të njëjtin rezultat: 1-1, duke humbur pikë të vlefshme, që mund t’i kushtojnë shumë skuadrës së Morten Olsenit. “Mendoj se ju jeni gjithmonë i mërzitur kur ju humbisni pikë pasi keni qenë në avantazh. Duke kthyer kokën pas, e shikoni barazimin kundër Portugalisë si një rezultat të mirë. Janë një ekip i madh dhe ata kishin nevojë për fitoren me shumë se sa ne bëmë. Përsa i përket ndeshjes më Shqipërinë, ajo është diçka krejt tjetër. Nuk ishim me të vërtetë shumë mirë dhe ne morëm atë që meritonim”. Tomason foli edhe për ndeshjen kundër Suedisë. “Danimarkë-Suedi është një ndeshje e madhe në Skandinavi në çdo rrethanë, është diçka e tejmadhe për të dy vendet, por kësaj radhe ka diçka ekstra-speciale pasi luhet fati se kudh do të shkojë në Kupën e Botës. Ne kemi shumë të besim ne veten tonë pasi jemi në pozicion më të mirë dhe se kemi pasur disa rezultate të mira në ndeshjet e fundit. Unë mendoj se ne duhet të prenotojmë një hotel të mirë në Afrikën e Jugut”.

Salihi, 4 ndeshje, 4 gola me Rapid

Hamdi Salihi shënoi golin e katërt në fitoren 4-0 të Rapidit të Vjenës kundër Magna Neustadt. Për sulmuesin shkodran ky është goli i katërt në po aq takime me fanellën e Rapidit, duke barazuar kështu shokët e ekipit Stefan Hoffman (4 gola në 9 ndeshje) dhe Nikica Jelaviç (4 gola në 9 ndeshje). Për Salihin ky ishte goli i tij i gjashtë në Bundesligën austriake, duke llogaritur edhe dy gola me ish-skuadrën e tij, SV Ried. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, me 6 gola në total, renditet si golashënuesi i katërt më i mirë në Austri. Roman Valner i Lask Linz kryeson me 9 gola.

Kuzhe thërret Vrapin e Shoshin

Endri Vrapi (Besa) dhe Maringlen Shoshi (Apolonia) janë dy lojtarët e thirrur nga trajneri i Kombëtares shqiptarë të futbollit, Josip Kuzhe, për ndeshjen kundër Suedisë (14 tetor). Vrapi - 3 ndeshje në eliminatoret e Kampionatit Botëror, 224 minuta- dhe Shoshi do të zëvendësojnë Elis Bakajn (Dinamo) e Andi Lilën (Tirana). Kombëtarja do të grumbullohet në Gjermani, më 6 tetor 2009.

Suedia, Lagerback thërret mbrojtësin Bjarsmur

Trajneri i Suedisë, Lars Lagerback, thirri në skuadrës mbrojtësin Matias Bjarsmur për ndeshjet kundër Danimarkës e Shqipërisë. Suedia ndodhet në vendin e dytë në grupin 1 eliminator me Danimarkën, më 10 tetor në Kopenhagen dhe Shqipërinë në shtëpi katër ditë më pas.

6 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›