U-21, nisin ditët anti-Bjellorusi
Shqipëria U-21 nis të martën (6 tetor) përgatitjet për ndeshjen kundër Bjellorusisë në Melodechno (14 tetor, 13:00), sfida e pestë e Shpresave për Kampionatit Europian 2011. Kombëtarja e drejtuar nga Artan Bushati ka grumbulluar vetëm tre pikë pas katër takimeve të para. Shpresat fituan në Durrës me Azerbajxhanin 1-0 (autogol i azerit Guljev), duke përfituar edhe një shpërblim prej 10 mijë eurosh nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në tre takimet e tjera janë regjistruar tri humbje – dy me Skocinë (0-1 në Elbasan, 5-2 në Falkirk) e një me Austrinë (3-1, në Vjenë). Bjellorusia, nga ana e saj i ka fituar dy ndeshjet e para: 2-1 me Austrinë dhe 2-3 me Azerbajxhanin, duke kryesuar grupin tonë me 6 pikë, po aq sa Austria e Skocia, por këto dy të fundit kanë nga një ndeshje më shumë. Takimi Bjellorusi-Shqipëri do të gjykohet nga arbitra islandezë me kryesor Johanes Valgeirson.
NDESHJET E SHQIPËRISË U-21
28.03.2009: Shqipëri-Skoci 0-1
01.04.2009: Skoci-Shqipëri 5-2
05.09.2009: Shqipëri-Azerbajxhan 1-0
09.09.2009: Austri-Shqipëri 3-1
14.10.2009: Bjellorusi-Shqipëri
13.11.2009: Shqipëri-Austri
17.11.2009: Shqipëri-Bjellorusi
04.09.2010: Azerbajxhan-Shqipëri
RENDITJA
Skuadra N F B H P
BjelloruSia 2 2 0 0 6
Austria 3 2 0 1 6
Skocia 3 2 0 1 6
Shqipëria 4 1 0 3 3
Azerbajxhani 2 0 0 2 0
Trajnerët e rinj, asnjë me fitore në debutim
Asnjë nga katër trajnerët e “skalionit të dytë” nuk e ka nisur me sukses të plotë aventurën e tij me skuadrat që drejtojnë aktualisht. Pasuesi i Gugash Maganit te Shkumbini, Kristaq Mile, humbi me Apoloninë në Fier (1-0, java 4). Vetë Magani, i cili zëvendësoi te Flamurtari Eqerem Memushin dështoi në Ersekë me Gramozin (2-0, java 5). Zëvendësuesi i Hasan Likës te Vllaznia, Roland Luçi, humbi me Flamurtarin (2-0, java 6). Ndryshim bën vetëm pasuesi i Ilir Qirjakos te Gramozi, Agim Canaj, ky i fundit e nisi me një barazim në stolin e kolonjarëve kundër Besës (0-0, java 6).
NDESHJET
Kristaq Mile (Shkumbini)
Java 4: Apolonia-Shkumbini 1-0
Gugash Magani (Flamurtari)
Java 5, Gramozi-Flamurtari 2-0
Agim Canaj (Gramozi)
Java 6: Gramozi-Besa 0-0
Roland Luçi (Vllaznia)
Java 6: Flamurtari-Vllaznia 2-0
6 Tetor 2009