Dorëhiqet Kavalieri. Tani, “Berluskoni 2”

21/04/2005 Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Që sot, konsultimet për qeverinë e re
Kryeministri përpara Senatit italian: “Nuk mund të tërhiqem përpara një krize formale”
“E pranoj sfidën e krijimit të një qeverie të re të Shtëpisë së Lirive. Asnjë prej partive të mazhorancës politike – ka vazhduar Kavalieri – nuk ka kërkuar që ajo të ndryshojë. Përkundrazi, të gjithë kanë kërkuar një qeveri të re, e cila të përbëhet nga i njëjti koalicion”
“Qeveria paraqitet përpara Dhomave të Parlamentit për të bërë një sqarim. Qeveria po kalon një moment të vështirë. Vendi ynë na ka dërguar një mesazh të qartë, i cili, për nga dimensioni që ka, është shumë i rëndësishëm. E kam kuptuar fare mirë këtë sinjal dhe kam ndërmend të jap një përgjigje. Demokracia është e përbërë edhe nga gjëra të tilla”
Corriere della Sera
Këtë herë nuk ka patur “surprizë”. Pasi ka folur përpara Senatit, Silvio Berluskoni, Kryeministër i Italisë, ka shkuar te Presidenti dhe ka paraqitur dorëheqjen, e pranuar nga ky i fundit ekzaktësisht në orën 17:31 minuta të ditës së djeshme. Duke hapur kështu formalisht krizën e qeverisë dhe duke ftuar ekzekutivin të vazhdojë të qëndrojë në detyrë për përmbushjen e detyrimeve të momentit. Një lëvizje e detyruar kjo, përpara konsultimeve që do të nisin sot në mëngjes dhe që do të vazhdojnë deri ditën e premte në orën 12:00.
Berluskoni II
Pra, Çiampi ka marrë dy ditë për të zgjidhur këtë gjendje pa rrugëdalje, por me shumë gjasa, në fund do t’i rijapë mandatin Berluskonit, duke i lejuar kështu Kavalierit të bëjë bis, kjo pas kërkesave të paraqitura nga UDC dhe nga Aleanza Nacionale.
“Do të ketë shumë pak ndryshime – ka thënë Berluskoni, në përpjekje për të dhënë sadopak sqarime për gjendjen. Lista e ministrave? E kam në mendje, por ende nuk e kam në xhep”. Sa i përket kohës për zgjidhjen e krizës, ajo është diçka që do të vendoset nga kreu i shtetit. “Natyrisht, unë jam menjëherë i gatshëm”, ka shpjeguar Berluskoni. Tashmë, Kryeministrit të dorëhequr të Italisë do t’i duhet të zgjidhë edhe nyjën jo të lehtë, atë të ministrit të Reformave. Lega e ka bërë të qartë dhe me forcë që nuk ka ndërmend ta lëshojë. “Nuk preket”, kanë thënë ata. Por ka nga ata që e konsiderojnë një të keqe të vogël këtë, krahasuar me zgjidhjet e tjera, që nuk e shohin këtë ministri në duart e një legisti. Në lidhje me këtë çështje, Berluskoni ka zgjedhur që për momentin të mos konkretizojë. “Nuk kemi hyrë ende në thelb të gjërave. Kam ende shumë për të menduar...”, duke siguruar megjithatë, “se nuk ka kurrfarë problemesh me Legan.
Ndërhyrja
Duke ndërhyrë në Senat, Berluskoni ka thënë se është i gatshëm që të paraqesë dorëheqjen e tij dhe të qeverisë që drejton (1410 ditore). Por ka nxituar menjëherë të pohojë me forcë se është i gatshëm të krijojë një ekzekutiv të ri me të njëjtën mazhorancë dhe që të mbërrijë deri në fund të legjislaturës.
Duke folur përpara senatorëve, Kryeministri i Italisë ka filluar fjalën e tij duke pranuar pikësëpari humbjen elektorale të pësuar në zgjedhjet rajonale. “Qeveria paraqitet përpara Dhomave të Parlamentit për të bërë një sqarim. Qeveria po kalon një moment të vështirë. Vendi ynë na ka dërguar një mesazh të qartë, i cili, për nga dimensioni që ka, është shumë i rëndësishëm. E kam kuptuar fare mirë këtë sinjal dhe kam ndërmend të jap një përgjigje. Demokracia është e përbërë edhe nga gjëra të tilla”, kanë qenë fjalët e tij të para.
Që këtu, ai ka bërë të qartë qëllimin për t’i dhënë jetë një tjetër ekzekutivi të përbërë nga e njëjta mazhorancë të caktuar nga zgjedhësit në vitin 2001. “E pranoj sfidën e krijimit të një qeverie të re të Shtëpisë së Lirive. Asnjë prej partive të mazhorancës politike – ka vazhduar Kavalieri – nuk ka kërkuar që ajo të ndryshojë. Përkundrazi, të gjithë kanë kërkuar një qeveri të re, e cila të përbëhet nga i njëjti koalicion”.
Deri në 2006
Më pas, Berluskoni ka lënë të kuptohet fare qartë se cilat do të ishin lëvizjet e tij të ardhshme. “Kam ndërmend të rinis gjithçka me të njëjtin koalicion, duke azhornuar programin dhe duke përforcuar ekipin e qeverisë time”, ka shtuar Kavalieri, duke shpjeguar se në programin e qeverisë së re do të ketë “intensifikim të përpjekjeve për të mbrojtur pushtetin e fituar, si dhe për të vazhduar me këmbëngulje sipërmarrjet dhe zhvillimin në Jug. Nuk kanë munguar as dy fjalë në lidhje me reformat: “Reforma konstitucionale e qeverisë sonë – i ka dhënë “gaz” Berluskoni – do të përshtasë dhe përafrojë institucionet tona me demokracitë moderne evropiane”.
Një fjalim i shkurtër, që ka zgjatur gjithsej jo më shumë se njëmbëdhjetë minuta, dhe i vlerësuar nga e gjithë Shtëpia e Lirive.
Kryeministri Berluskoni siguron Umberto Bossin
Fini: Vetëm 72 orë
“Maroni dhe Kalderoli, sipas një burimi, në mëngjes i kishin kërkuar Berluskonit të kërkonte votëbesim dhe më pas, vetëm në një moment të dytë, të jepte dorëheqjen. Megjithatë, Kavalieri ka zgjedhur të keqen më të vogël”, shpjegon burimi.
“Ky i Berluskonit ishte një akt dashurie ndaj këtij koalicioni”. Giani Letta ka zgjedhur ta përshëndesë në këtë lloj mënyre pragun e qeverisë së re Berluskoni II. Shumë vlerësime ka patur gjatë mbledhjes në Senat nga ana e Finit dhe Maronit. Ndërkohë që të gjithë janë përpjekur të sigurojnë se bëhet fjalë për një krizë mëse jetëshkurtër, jo më shumë se një javë. Eshtë mbyllur në këtë mënyrë një ditë shumë intensive mes kontaktesh me Finin e Folinin si dhe siguritë që u ka dhënë përmes telefonatave vetë Kavalieri aleatëve të tij. Sot do të nisin konsultimet, që do të thotë puna për krijimi e një qeverie të re. “Tani unë do të dëgjoj të gjithë partitë e mazhorancës, tani nis puna seriozisht”, u ka thënë të tijëve Kryeministri italian, duke lënë të kuptohet “se kartat janë të gjitha të hapura”.
Presidenti i Këshillit të Ministrave, në biseda të ndryshme telefonike me Umberto Bosin (katër të tilla, për saktësi) e ka siguruar senatorin në lidhje me postin e Ministrisë së Reformave. Në këtë pikë, me sa kuptohet mund të mos jetë tashmë fare në diskutim posti i Roberto Kalderolit. Fillimisht u fol për një angazhim të përkohshëm, për një delegim të kompetencave Këshillit të Ministrave, madje u fol për një karrige të ofruar Giulio Tremontit. Megjithatë, me sa duket, në fund Berluskoni ka vendosur të konfirmojë koordinatorin e sekretarive të Lega Nord, si udhëheqës të reformave. “Maroni dhe Kalderoli, sipas një burimi, në mëngjes i kishin kërkuar Berluskonit të kërkonte votëbesim dhe më pas, vetëm në një moment të dytë, të jepte dorëheqjen. Megjithatë, Kavalieri ka zgjedhur të keqen më të vogël”, shpjegon burimi.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri Fini ka deklaruar se ajo e Berluskonit ka qenë një ndërhyrje e shkëlqyer dhe në momentin e duhur. Ka nxjerrë edhe një herë fuqishëm në pah vlera e këtij koalicioni”, ka thënë Fini. Duke shtuar se kriza nuk mund të zgjasë më tepër se 72 orë.
Prodi: Kërkon vetëm të zgjasë jetën
“Dorëheqja e qeverisë ishte një akt i detyrueshëm”, ka thënë dje lideri i Unionit të majtë, Romano Prodi. “Qytetarët – ka shtuar ai – me votën e tyre e kishin tërhequr besimin që i kishin dhënë. Kemi nevojë për një qeveri që të qeveris, dhe mendoj se kjo mazhorancë nuk e ka forcën e duhur qeverisëse që na nevojitet”. Sipas Prodit, “Berluskoni në thelb ka paraqitur të vetmin koncept, atë të zgjatjes së jetës të qeverisë së tij”. Dhe në fund, udhëheqësi i të majtës ka shtuar: “Nesër (sot) do të paraqitem te Ciampi për konsultimet dhe aty do të shpreh të gjithë shqetësimet e mia dhe të Unionit”.