Fadromat prishin kioskat e shitjes së gazetave

21/04/2005 Pronarët bëjnë të ditur se kanë lejet dhe kanë shlyer detyrën
DURRËS - Bashkia dhe më pas edhe Policia Ndërtimore nuk ka kursyer të përfshijnë në listën e prishjes së ndërtimeve edhe dy pika të tregtimit të gazetave e librave, ndërkohë që njëra prej tyre ka shërbyer si pikë e shpërndarjes së gazetave për të gjitha kioskat e tjera që shesin gazeta.
Krahas dy pikave të tregtimit të gazetave, dje janë prishur edhe pesë lokale nga Policia Ndërtimore e Durrësit. Të gjitha këto lokale të vendosura në qendër të qytetit të Durrësit, pranë insitucioneve kryesore vendore, janë shembur nga fadromat e policisë, pas një vendimi të dalë nga zyrat e bashkisë së qytetit. Pronarët e tyre kanë pohuar se ishin të pajisur nga pushteti vendor me leje të ushtrimit të aktivitetit dhe se kanë paguar të gjitha detyrimet.
Pronarët janë njoftuar në fund të javës së kaluar nga policia për vendimin e bashkisë dhe kjo ka bërë që ata të çmontojnë të gjitha kioskat e vendosura në vendin e miratuar shumë vite më parë, ndërkohë që të gjitha dokumentet, sipas pronarëve, janë rifreskuar me fillimin e këtij viti.