Përplasen dy autovetura, plagoset biçiklisti
21/04/2005 Autorët largohen në vendngjarja
FIER - Një 40-vjeçar është plagosur në një aksident automobilistik në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00 të mbrëmejs së martë, në afërsi të azilit të pleqve në lagjen “Liri“ të Fierit. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, BMV me targa TR 3827 J dhe një “Benz“ me targa kosovare, i cila është larguar nga vendngjarja është aksidentuar shtetasi Dhimitër Maçollari, 40 vjeç, i cili po kalonte me biçikletë në rrugë.
Aktualisht i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën, por i shtruar në spitalin civil të Fierit.
Në saj të punës së policisë është bërë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit “Benz“, Arben Çuko, 19 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh” si dhe identifikimi i mjetit tjetër të Kosovës, me targa 425 KS 178. Materialet iu kaluan prokurorisë së rrethit.