Figo: Nuk më pëlqejnë polemikat!
21/04/2005 Edhe pse ka luajtur vetëm 10 minuta në dy ndeshjet e fundit, portugezi nuk kërkon shpjegime nga trajneri
Mesfushori i Real Madridit, Luis Figo, nuk preferon të kundërshtojë zgjedhjet e Vanderli Luksemburgos, edhe pse ky i fundit e ka lënë në stol portugezin, në ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij, Barcelonës, përpara dy javësh. Për më tepër, edhe në takimin e kaluar kundër Levantes, Figo u aktivizua vetëm për 10 minuta. Ish-"Lojtari i vitit", në Evropë dhe në Botë, nuk është shprehur i nevrikosur me faktin se nuk është aktivizuar, por mënyrën, se si klubi ka vendosur ta zgjidhë këtë çështje. “Nuk kam kërkuar shpjegime kur kam luajtur, prandaj nuk do ta bëj diçka të tillë as tani”- deklaroi ai. “Por ka një ndryshim mjaft të madh midis kërkimit të shpjegimeve dhe informimit të lojtarit për një vendim të tillë. Besoj se e meritoj të më tregojnë, nëse do të aktivizohem ose jo. Është më mirë, se sa ta marr vesh diçka të tillë, nga media dhe kjo është gjithçka që kërkoj. Nuk më pëlqejnë polemikat dhe nuk dua që deklaratat e mia t`i nxisin ato. Unë nuk po luaj, por i respektoj ata që zbresin në fushë”. Figo, i cili erdhi te Reali nga Barcelona, me shifrën rekord të 56 milionë dollarëve, po shpreson se ky vendim nuk ka asnjë lidhje me faktin se kontrata e tij përfundon në qershor 2006. “Unë dua të besoj se qëndrimi im në stol është thjesht për arsye teknike, sepse çdo arsye tjetër nuk do të ishte logjike”- deklaroi ai. “Shpresoj se ky veprim është thjesht nga ana e trajnerit. Unë jam një lojtar profesionist dhe dua të respektoj kontratën deri në fund. Gjithsesi, shpesh ndodh që njëra nga palët kërkon ta përfundojë atë përpara afatit. E ndiej se mund ta ndihmoj shumë skuadrën, por jo nëse luaj vetëm 10 minuta për ndeshje. Nëse klubi nuk më sheh me këtë sy, atëherë është më mirë nëse më largojnë menjëherë”. Gjithashtu, Figo, i cili ka deklaruar tërheqjen e tij nga Kombëtarja pas EURO 2004, duket se ka ndryshuar mendim, në lidhje me këtë vendim. “U largova nga skuadra Kombëtare, sepse ndihesha i lodhur dhe desha të jepja maksimumin për klubin”- deklaroi ai gjatë konferencës për shtyp. “Por, fakti që nuk po luaj në këto momente, ka bërë që unë të ndërroj mendim, në lidhje me këtë fakt. Tashmë e di se mund të luaj në nivelet më të larta edhe për dy vite të tjera, prandaj mendoj se mund të jem i dobishëm”- përfundoi Figo.