E Hënë, 2 Nëntor 2026

Duke vlerësuar Benediktin XVI

21/04/2005  Gazetari i religjionit i së përjavshmes “Time”, David Van Biema, mendon se Papa i ri preferon qartësinë doktrinare nga madhësia e turmës

Kardinalët donin dikë konservator, jo vetëm pse Papa i mëparshëm qe konservator, por edhe pse kardinalët vetë janë më së shumti konservatorë – ngjitja e tyre në Kishën nën Gjon Palin II-të, në papatin e të cilit doktrina u zbatua në mënyrë strikte, do të sinjalizonte përputhje me vetë pikëpamjet e tij konservatore

Time: Çfarë preokupimesh të Konklavit mund të kenë shtyrë zgjedhjen e Kardinalit Joseph Ratzinger si Papa Benedikti XVI-të?

David Van Biema: Zgjedhja pasqyron një numër gjërash: Një dëshirë për vazhdueshmëri me papatin e Gjon Palit II-të, të cilën kardinalët besojnë – me të drejtë ose jo – se Ratzinger e përfaqëson më mirë, duke qenë më i angazhuar në mënyrë intime me papatin e kaluar se kushdo tjetër, përveç vetë Gjon Palit II-të. Si Perefekt i Kongregacionit për Doktrinën e Fesë, ai qe zbatuesi teologjik i Papës Gjon Pali II-të prej më shumë se 20 vjetësh. Një konsideratë e dytë do të ishte ndoshta fakti që Ratzinger ishte pothuajse universalisht i njohur si një prej kardinalëve të vetëm që zotëron karakteristika për të marrë papatin. Intelekti, devocioni, vetëdija e tij për atë çka është kisha dhe vullneti i tij për luftuar me çështjet që ajo përballon ndoshta janë po aq të mëdha, në mos më të mëdha se kushdo tjetër në konklavë. Në sytë e kardinalëve, duhet një lloj i caktuar personi të kombinojë cilësitë e duhura për të bërë një Papë të mirë dhe Kardinal Ratzinger një prej të paktëve që ata njihnin, i cili i posedonte këto cilësi dhe qe i aftë konceptualisht, intelektualisht dhe spiritualisht për të marrë përsipër detyrën. Gjithashtu, zgjedhja e Ratzinger nënkupton se kardinalët, në një bazë ose në një tjetër, vendosën që ta preferonin atë ndaj të tjerëve me cilësi të ngjashme. Ata dukshëm donin dikë konservator, jo vetëm pse Papa i mëparshëm qe konservator, por edhe pse kardinalët vetë janë më së shumti konservatorë – ngjitja e tyre në Kishën nën Gjon Palin II-të, në papatin e të cilit doktrina u zbatua në mënyrë strikte, do të sinjalizonte përputhje me vetë pikëpamjet e tij konservatore. Për kardinalët që ndjeheshin kështu lidhur me drejtimin e Kishës, zgjidhja do të ishte midis Ratzinger dhe dikujt që ndjehej goxha si Ratzinger, duke e bërë atë zgjedhjen natyrore si dikush që, në një mënyrë të fuqishme dhe efikase, do t'i implementonte këto ide.

Time: Mund të thuhet se zgjedhja e një figure nga brenda Kurisë, i njohur kryesisht si zbatues strikt dhe energjik i pozicioneve doktrinare, mund të përfaqësonte një preokupim më të madh me menaxhimin e burokracisë së Kishës dhe çështjeve doktrinare midis klerit sesa lloji i rolit pastoral i luajtur midis katolikëve besnikë të Gjon Palit II-të?

David Van Bierna: Për shkak të rolit dhe profilit të tij qëndror dhe të lartë në papatin e mëparshëm, sigurisht që dimë më shumë rreth Benediktit XVI-të sesa shumë njerëzve që mund të ishin bërë Papë. Në qoftë se ka ndonjë pikëpyetje të tij rreth asaj se çka mund të bëjë ai gjatë papatit të tij, ndoshta kjo ka të bëjë çështjen nëse ai do të veprojë në mënyra të ndryshme si Papë sesa si Prefekt i Kongregacionit të Doktrinës së Fesë, e cila dikur quhej Zyra e Inkuizicionit dhe nuk është pastorale nga natyra. Ajo merret me herezitë e mundshme, gjë që kërkon një qëndrim shumë të ndryshëm nga ai i mbajtur nga një prift që merret me grigjën e tij. Janë dy anë të Gjon Palit II-të: ana e tij doktrinare konservatore nga njëra anë dhe ana e tij e shkëlqyeshme pastorale, nga ana tjetër. Kjo i mundësoi atij të komunikonte me efikasitet me grigjën e tij kur përqafonte një mësim ose një disiplinë që disa prej tyre nuk qenë dakord. Qe një prej cilësive të tij të madha të qënurit i aftë në ruajtjen e një lidhjeje edhe kur shumë shumë prej njerëzve të Kishës së tij nuk qenë dakord me të dhe kjo shkëlqyeshmëri pastorale e zbuti trashëgiminë e tij konservatore brenda Kishës. Kështu që pyetja shtrohet: A është në aftë Benedikti XVI-të të zhvillojë një anë astorale që në mënyrë të ngjashme ta zbusë anën e tij doktrinare që ka qenë e shquar prej shumë kohësh? Menaxhimi i Kurisë, i burokracisë së Kishës, është një çështje e ndarë dhe mund të jetë po aq i papërcaktuar po aq sa pastor i mirë do të jetë Benedikti. Është më pak e rëndësishme për jokatolikët në rrugë, por është jashtëzakonisht e rëndësishme për Kishën. Ratzinger qe një mjeshtër i Kurisë dhe e përdorte atë sa askush tjetër. Në të njëjtën kohë, ai mesa thuhet është një mendje joburokratike dhe preferon të jetë i drejtpërsëdrejtë sa mundet për t'i bërë gjërat. Kjo mund ta çojë atë të thjeshtojë Kurinë. Sigurisht që ekzistojnë disa shenja paraprake si ai do t'i përziejë gjërat. Një pyetje e lidhur me të është sesa e centralizuar do të bëhet Kisha dhe nëse do t'u transferohet ndonjë autoritet Peshkopëve. Papati i Benediktit do t'u hedhë ujë të ftohtë shpresave të atyre që e panë Koncilin Vatikani II-të si një hapje të Kishës ndaj çështjeve të shpërndarjes së autoritetit, autonomisë dhe rolit të laicitetit. Shumica e debateve të mëdha në gjysmën e kaluar të shekullit në Kishën Katolike kanë qenë se si duhet interpretuar Koncili Vatikani II-të. Shumë katolikë në Shtetet e Bashkuara që kanë probleme me qëndrimin e Kishës në të gjitha llojet e çështjeve, si kontrolli i lindjeve, abortim, statusi i gay-ve dhe çështje të tjera, që tashmë qenë dekurajuar rëndshëm nën Gjon Palin II-të nga pritja e një ndryshimi drejt mëshimit të paritetit të vetëdijes individuale. Zgjedhja e Ratzinger nuk do t'i kënaqë ata besimtarë në Shtetet e Bashkuara që po shpresonin se një papat i ri mund, edhe në qoftë se nuk e përparonte pak interpretimin liberal të Vatikanit II-të, të paktën ta rihapte diskutimin mbi to, i cili ishte ndëprerë nën Gjon Palin II-të me Ratzinger si zbatues.

Time: Në mënyrë të shpeshtë Benedikti XVI-të ka deklaruar pozicione që duket se e pranojnë pashmangshmërinë e rënies së përkatësisë së Kishës në Perëndimin e industrializuar më shumë sesa kontaktojë për të pajtuar preokupimet e atyre që mund të jenë duke u tërhequr nga Kisha.

David Van Bierna: Disa në Kishë e shikojnë konservatorizmin të personifikuar nga Papa i ri si një arsye për rëniën e përkatësisë në Evropë dhe, në një masë më të pakët, në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, të tjerë ndjejnë se Kisha nuk i ka deklaruar në mënyrë eksplicite aq fort sa duhet vlerat e saj drejtuese dhe se një ndjenjë më e fuqishme e asaj se çfarë përfaqëson Kisha do të kish shmangur rënien në numra. Për grupin e fundit, papati i Benediktit XVI-të ofron goxha shpresë, por analiza më e rëndomtë është se njerëzit në Perëndim e kanë lënë Kishën, sepse jo vetëm që nuk janë dakord me disa prej mësimeve të saj, por se ata nuk lejohen të mos bien dakord me zë të lartë në çështje si ushtrimi i grave. Mbyllja e kundërshtimit – të cilin Papa i ri e ka mbrojtur në mënyrë eksplicite – nuk përshtatet mirë me normat e kulturës perëndimore pasIluministe. Sipas kësaj analize, Kisha do të vazhdojë zvogëlohet në Perëndim nën Benediktin XVI-të, veç në mos ai rezulton të jetë i virtytshëm nga pikëpamja pastorale. Por kjo nuk do ta shqetësonte dhe aq shumë atë. Më parë ka treguar se do të ishte komod me një Kishë jashtëzakonisht të vogël, duke preferuar një kishë të vogël besimtarësh të vërtetë në vend të një të madhe, numrat e së cilës fryhen nga njerëz, të cilët ai nuk do t'i shihte si katolikë të mirë. Benedikti XVI-të më parë ka argumentuar se nuk është jo e shëndetshme për Kishën që të jetë një

kundërkulturë sesa një lojtar dominant në shoqërinë shekullare perëndimore. Ai është i gatshëm ta shikojë atë të luajë rolin e një minorance opozitare ndaj një tendence kulturore që e shikon në divergjencë me mësimet e Kishës.

Time: Gjon Pali II-të u bë i mirënjohur tejkalimin e tij në sektet e tjera kristiane dhe hebrejtë e myslimanët. Kardinal Ratzinger dukshëm qe jo komod me disa prej këtyre përpjekjeve dhe mori flamurin në riafirmin e diferencave midis Kishës dhe këtyre grupeve të tjera. Për shembull, ai deklarohet se i kundërvihet hyrjes së Turqisë në Bashkimin Evropian nga frika e dobësimit të identitetit kristian të Evropës. A mund të shpresojmë një ndryshim në qëndrimin e Kishës ndaj kristianëve dhe besimeve të tjera?

David Van Bierna: Mund të pritet që përpjekjet ekumenike në marrëdhënie me kishat e tjera ka pak të ngjarë të përparojnë nën papatin e rij. Për shembull, Benedikti XVI-të këmbëngulte që kishat e tjera kristiane të mos quheshin "kisha motra", por "kisha bija" dhe, duke parë këtë këndvështrim të marrëdhënies, nuk jam i sigurtë se ekumenizmi do të jetë një pjesë e madhe e trashëgimisë së tij. E njëjta gjë mund të jetë e vërtetë në përpjekjet ndërfetare. Pasi Gjon Pali II-të kish vënë së bashku grumbullimin e shënuar të liderëve fetarë të çdo rryme në Assisi më 1986, ku ata u lutën, në një prani tjetër, për paqe, Kardinal Ratzinger u përmend që të ketë thënë se ky nuk mund të jetë modeli. Nga ana tjetër, Benedikti XVI-të nuk do të lërë asnjë dyshim në mendjet e liderëve të tjerë religjiozë se ku qëndrojnë me të. Shpesh ka shumë pambuk në bashkëbisedimin ndërfetar që i lejon gjithësecilit të marrë pjesë në mirëbesim, por parandalon që gjërat të fillojnë seriozisht. Benedikti XVI-të është për fillimin, kështu që, ndërsa mund të mos e shtyjë përpara dialogun ashtu siç bëri Gjon Pali II-të, qëndrimi i tij mund ta përkufizojë më qartë atë.

Time: U bë e njohur në predikimin e tij të Pashkëve dhe në atë të mbajtur përpara fillimit të konklavit se Kardinal Ratzinger qe i prirur ta paraqiste Kishën si në një gjendje krize të konsiderueshme. Gjatë Pashkës, ai foli për "pisllëk" brenda Kishës dhe e krahasoi atë me një varkë që fut ujë nga të katër anët. Megjithatë, ky është një institucion që Gjon Pali II-të dhe vetë Ratzinger si zbatuesi kryesor i tij e kanë kontrolluar prej më shumë se dy dekadash. Si kuadrohet kjo me paraqitjen e tij të një Kishe në krizë?

David Van Bierna: Benedikti XVI-të mendon se ai dhe Gjon Pali II-të qenë të angazhuar në një betejë gjatë kohëzgjatjes së papatit të mëparshëm dhe se beteja vazhdon. Ata qenë në krizë kur ai erdhi dhe vazhdojnë të jenë në krizë. Ai e shikon shoqërinë që rrethon Kishën në Perëndim dhe kudo se është bërë e keqe, në kuptimin e bërjes më të vështirë për të qenë një katolik i mirë dhe një anëtar komod i

shoqërisë përgjithësisht. Në këtë krizë në vazhdim, ai është i gatshëm ta bëjë Kishën një minoritet të mirëpërcaktuar nga vlerat dhe identiteti i fuqishëm i saj – një proces që do ta shikonte se ka filluar vetëm nën Gjon Palin II-të.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›