E Hënë, 2 Nëntor 2026

Një javë, shtatë të ndaluar me dokumenta fallso

21/04/2005  Masa shtrënguese në Portin Detar

DURRËS – Burimet e policisë së Durrësit kanë bërë të ditur dje se prej dy muajsh, asnjë shtetas shqiptar nuk është kapur në portet e huaja detare, me dokumente të falsifikuara, të nisur nga porti i këtij qyteti. Duke e evidentuar këtë si sukses, të njëjta burime bëjnë të ditur se, si rezultat i masave të marra të kontrollit në portin e Durrësit, vetëm gjatë kësaj jave janë ndaluar shtatë persona, midis të cilëve pesë shtetas nga Kosova, me dokumente false, në tentativë të udhëtimit drejt Shqipërisë.

Falsifikimi i dokumenteve për të emigruar në vendet e Perëndimit ka vënë para drejtësisë më shumë se 45 shtetas, bëjnë të ditur të njëjta burime të policisë.

Gjatë tre muajve të parë janë bllokuar në pikën e kontrollit të dokumenteve në orvajtje për kalim të paligjshëm të kufirit 29

shtetas, ndërkohë që 15 shtetas të tjerë janë detyruar të paraqiten para drejtësisë së Durrësit për të njëjtën akuzë si dhe të parët. Sipas policisë, në rënien e numrit të shtetasve që synojnë Perëndimin, duke afruar dokumente fiktive krahas rritjes së kontrollit ka ndikuar edhe goditja e grupeve që fabrikojnë dokumente joligjore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›