Grabitësi endacak gënjen policinë për moshën riprangoset pas disa orësh

21/04/2005 Endacakët hajdutë, mbushin qelitë e Durrësit
DURRËS – Një person, i akuzuar për vjedhjen e tre lokaleve, i ka shpëtuar policisë, duke deklaruar moshë më të vogël, por ka rënë sërish në prangat e policisë së Durrësit vetëm pak orë pasi ai kishte bërë dëshmi të rreme.
Burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Durrësit, bënë të ditur se dje, është prangosur nga ana e tyre, 16-vjeçari K.C., i cili dy ditë më parë kishte dalë nga dhomat e ndalimit të policisë, duke deklaruar moshë më të vogël seç kishte në të vërtetë.
Të njëjta burime saktësojnë se 16-vjeçari, i akuzuar për vjedhjen brenda një natë të tre lokaleve, ka pohuar se ishte datëlindja 1992, ndërkohë që pas hetimeve të tij në gjendje të lirë është mësuar se, ai ishte 6 vjet më i madh. Për këtë arsye, ai është ndaluar disa orë pasi kishtë lënë dhomat e paraburgimit për t’u rikthyer sërish atje.
Dyndja e grupeve të endacakëve minorenë ka vënë në alarm policinë e Durrësit, e cila është ndeshur gjatë këtij viti me përsëritjen e rasteve të vjedhjeve të lokaleve nga kjo kategori. Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se në të gjitha rastet është marrë si e mirëqenë emri dhe mosha që kanë afruar vet endacakët në polici, por ka rezultuar se në disa raste ata kanë dhënë deklarime të pasakta dhe në mënyrë të qëllimshme.
Në dy javët e këtij muaji, policia deklaron se endacakët, të cilët kanë braktisur familjet e tyre, kanë vjedhur dhe dëmtuar
gjashtë njësi tregtare, ndërkohë që në një rast një i mitur i ka vënë zjarrin një kopshti.
Në dhomat e paraburgimit të Durrësit, policia thekson se ka në
gjendje arresti tetë minorenë, ndërsa shumë të tjerë ndiqen në gjendje të lirë, pikërisht për shkak të moshës së vogël. Vështirësia e trajtimit të tyre të kufizuar si dhe kushtet jo të përshtatshme në dhomat e paraburgimit në Durrës, ka shtyrë prokurorinë të jetë shumë e rezervuar në dhënien e masës së arrestit për këtë kategori, duke lënë në qeli vetëm endacakë, të
cilët kanë kryer vepër të rëndë penale.
6 lokale vjedhur nga minorenët në prill
1 rast i mituri djeg kopshtin e fshatit
8 minorenë në dhomat e paraburgimit
Precedenti/ Në bashkëpunim me shokun
“Endacaku” minoren vodhi tre lokale
DURRËS – Tre net më parë, dy endacakë, midis të cilëve edhe K.C., kanë mundur të vjedhin brenda një nate tre lokale në Durrës. Dy endacakët, që kishin braktisur prej disa kohësh familjet e tyre, siguronin të holla, duke thyer e vjedhur sende në lokalet e Durrësit, të cilat i tregtonin një ditë pasi vidhnin me çmime më të ulëta.
Sipas policisë, K.C., ishte larguar nga familja e tij në Vlorë disa muaj më parë dhe të njëjtën gjë kishte bërë edhe 12-vjeçari S.S., nga Korça. Të miturit janë takuar në Durrës dhe së bashku kishin vendosur të jetonin duke vjedhur e thyer lokalet. Policia, e cila i ka liruar pas marrjes së dëshmisë, për shkak të moshës së tyre të vogël, bën të ditur se të dy fëmijët nuk kishin kryer as arsimin fillor, ndërkohë që ata flinin natën ku të mundnin.
Pre e të miturve ka qenë fillimisht një lokal në lagjen nr.3 të Durrësit dhe pas tij agjencia detare spedicionere “Nereida”. Në të njëjtën datë, të miturit i janë drejtuar një lokali Fast Food, në lagjen nr.1 të qytetit dhe që andej kanë përvetësuar një telefon celularë “Siemens”.