Transformatorë të mëdhenj, mbërrijnë në portin e Durrësit

21/04/2005 Pritet përmirësimi i punës në hidrocentrale
DURRËS - Korporata Elektroenergjetike Shqiptare si dhe donatorë
të huaj kanë investuar 6 milionë euro për përmirësimin e sistemit të furnizimit si dhe të shpëndarjes së energjisë elektrike në vend. Fondi i planifikuar për blerjen dhe vënien në punë të transformatorëve shumë të mëdhenj është pjesë e projekteve të ndërmarrë nga KESH dhe nga investimi do të përfitojnë dy
hidrocentrale si dhe dy qytete jugore të Shqipërisë.
Transformatorët kanë mbërritur dje në portin e Durrësit përmes një anije të nisur nga porti bullgar i Burgasit dhe po dje ka nisur edhe transportimi i tyre për në pikën ku do të vendosen në punë.
Transformatorët kanë një fuqi nga 25 MWA deri në 170 MËA dhe sipas shefit të shfrytëzimit të hidrocentraleve pranë Divizionit të Shpërndarjes në KESH, Gani Gjini, ato do të jenë në funksion të plotë në fillim të muajit qershor.
Për të përmirësuar hidroagregatët e amortizuar me ata të rinj si dhe për të rinovuar rrjetin e furnizimit e të shpërndarjes në dy qytete të mëdha, KESH ka nënshkruar një kontratë me një firmë prodhuese të transformatorëve në Bullgari, e cila ka marrë përsipër edhe vënien e tyre në punë. Pikërisht nga fondet e
KESH, një transformator me fuqi 170 megavat amper(MWA) do të dërgohet në hidrocentralin e Komanit, kurse një tjetër me fuqi 60 MWA për në hidrocentralin e Vaut të Dejës.
Sipas shefit të shfrytëzimit të hidrocentraleve, Gani Gjini, synohet që autotransformatorët e rinj të realizojnë rinovimin
dhe krijimin e rezervave teknologjike për këto dy hidrocentrale. Në investimin e KESH për shumën 3 milionë euro përfshihen së bashku me dy transformatorët e hidrocentraleve edhe dy transformatorë të tjerë me fuqi 120 megavat amper secili për fuqizimin e nënstacionit rajonal të Fierit.
Krahas investimeve nga KESH në një shumë të barabartë, prej 3 milionë euro, nga investimet e huaja, po dje me të njëjtën anije të nisur nga Burgasi janë transportuar edhe dy transformatorë të tjerë. Këta të fundit, me fuqi 25 megavat amper do të dërgohen në
Vlorë, në kuadër të projektit për fuqizimin e rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike në qytetin bregdetar.