E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorëhiqet kreu i këshillit bashkiak

Dorëhiqet kreu i Këshillit Bashkiak të Fushë-Arrzit, Dedë Qafa. Shkak është bërë kundërshtimi dymujor i këshilltarëve për të organizuar mbledhjet e këshillit bashkiak. "Me 13 këshilltarë, përfaqësues të të gjitha forcave politike, është tepër e vështirë të punohet. Ka dy herë radhazi që anëtarët e këshillit bashkiak nuk mblidhen dhe njerëzit kanë mbetur pa marrë ndihmën ekonomike, pasi ende nuk është miratuar buxheti. Në këto kushte e shoh më të arsyeshme të jap dorëheqjen e të mos bëhem pjesë e papërgjegjshmërisë së të tjerëve", ka thënë për "Shqip" Qafa.

Kryetari Qafa përfaqësonte Partinë Demokratike në këtë këshill dhe ishte emëruar 5 muaj më parë. Këshilli i Bashkisë së Fushë- Arrzit përbëhet nga 13 persona, të cilët përfaqësojnë 13 forca të ndryshme politike, duke e bërë këtë këshill ndër më të veçantit në vend.

Ar.Ho.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›