"Fillimi i Vjeshtës", prokuroria ka gati arrestime të tjera
Policia dhe Prokuroria e Vlorës në ditët në vazhdim do të kryejnë arrestime të tjera të personave që kanë bashkëpunuar në falsifikime për çështjen "Fillimi i vjeshtës". Pas arrestimeve të para, Prokuroria e Vlorës do të arrestojë edhe
persona të tjerë, zyrtarë apo pronarë që kanë bashkëpunuar në falsifikime në zona të ndryshme bregdetare, nga Vlora deri në Sarandë, për të cilët ka të dhëna se janë implikuar në falsifikime, dokumentacionesh pronash, mbivendosje, zhvendosje të tyre, si dhe dhënie të pronave më shumë se një pronari. Pas arrestimit të kryer nga policia ditën e premte të drejtorit të Hipotekës së Vlorës, Edmond Banushi, 40 vjeç, ai është transferuar në Komisariatin e Vlorës. Banushi e mbante këtë detyrë që prej vitit 2006 dhe mbi të rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, falsifikim të dokumenteve dhe vënien në përdorim të dokumenteve të falsifikuara në bashkëpunim me persona të tjerë. Në operacionin e koduar "Fillimi i vjeshtës" përveç kreut të ZRPP-së Vlorë është prangosur dhe ish-juristi i zyrës së regjistrimit të pasurive Vlorë, Viktor Kulaj, 48 vjeç, i cili në bashkëpunim me Banushin ka kryer falsifikimet e dokumenteve të një trualli toke prej 800 metrash në qendër të qytetit të Vlorës, tokë publike, i është dhënë shtetasit Oard Begaj, 47 vjeç, lindur e banues në Vlorë, pronar i trojeve të cilat mendohet se janë falsifikuar dokumentet. Po gjithashtu, në Vlorë është sjellë dhe i arrestuar kryeplaku i fshatit Vuno, Leonard Bala, 53 vjeç, ky me akuzën e falsifikimit të dokumenteve më shumë se një herë. Në bashkëpunim me persona të tjerë, bëhet fjalë për prona në Komunën e Vunoit më shumë se një herë. Sipas burimeve nga Prokuroria e Vlorës arrestimi i tyre është bërë në bazë të një pune të gjatë investiguese dhe verifikimesh të dokumenteve të falsifikuara prej personave të arrestuar, tashmë ndaj tyre rëndon akuza e kryerjes së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, falsifikimit në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 dhe 184 .1 dhe 2 të Kodit Penal.