Gjykatat që preken nga reforma
Reforma në sistemin gjyqësor do të prekë gjykatat kryesore në Shqipëri, ku është parashikuar që një pjesë e mirë e gjyqtarëve të lëvizin. Më e prekura nga reforma e miratuar edhe nga Presidenti i Republikës do të jetë Gjykata e Tiranës, ku parashikohet të ndryshohet një e treta e gjyqtarëve. Në këtë gjykatë, Presidenti Topi ka caktuar se për vitin 2009-2010 të shtohen 11 gjyqtarë, të cilët do të merren nga gjykatat e rretheve. Ndërsa një pjesë e mirë e anëtarëve të kësaj gjykate pretendojnë për të shkuar në Gjykatën e Apelit, çka do të hapte vende të reja të lira, të cilat do të plotësohen nga gjykatat e rretheve. Parashikohet një rokadë e të gjithë sistemit gjyqësor në rang republike. Krahas gjykatave në Tiranë, KLD-ja parashikon lëvizje të shumta në Gjykatën e Rrethit dhe Apelit Durrës. Por nuk mbeten pas gjykatat e Shkodrës, Vlorës dhe Gjirokastrës, në të cilat do të ketë lëvizje të shumta.