Dorëzimi i pasqyrave financiare, bizneset edhe 4 ditë kohë
TIRANE- Kanë mbetur vetëm 4 ditë nga skadimi i afateve të bizneseve të vogla për të dorëzuar pasqyrat financiare pranë administratës tatimore. Numri i subjekteve që kanë kryer këtë procedurë deri tani konsiderohet i ulët. Kreu i Tatimeve Artur Papajani deklaron për News24 se nëse ky afat shkelet atëherë bizneset do të gjobiten me 10 mijë lekë ëpr cdo pasqyrë të padorëzuar.
Biznesi i vogël duhet ti përgatisë pasqyrat financiare sipas standardeve të kontabilitetit, cka shton domosdoshmërinë pajtimit të një ekonomisti apo kontabilisti.
“Gjithmonë në 2-3 ditët e fundit ndodh të jetë i gjithë fluksi i dërgimeve, domethënë i gjithë atyre që janë të detyruar për të deklaruar pasuritë e tyre financiare. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve këtë vit ka nxjerrë një udhëzues diku nga fillimi i marsit për të qartësuar të gjithë drejtoritë tona rajonale në funksion të përpunimit të deklaratave, ata do ti presin këto deklarata. Por nuk mund të presim që një barist, sado të bëjë kokteje të shkëlqyera të mund të bëjë një pasqyrë kontabiliteti, nuk mund të ndodhë kurrë kjo” theksoi Papajani.
Kreu i Tatimeve pranon edhe problemin e cregjistrimit të disa bizneseve pas uljes së xhiros vjetore nga 8 në 5 milionë lekë në vit. Por sipas Papajanit, këto subjekte nuk do të shpëtojnë nga detyrimet ligjore pavarësisht këtyre veprimeve.
“Ne kemi kontakte me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe kemi njoftuar edhe biznesin e vogël që të mos bëjë veprime që i rrisin koston e administrimit ” u shpreh Papajani.
Ulja e xhiros vjetore nga 8 në 5 milionë lekë në vit u shoqërua me përfshirjen në skemën e TVSH-së të një numri të madh biznesesh, cka hasi edhe në kundërshtimin e këtyre të fundit.
(e.n/News24/BalkanWeb)