Korcë, nxënësit mësojnë në kinema, prindërit shprehin shqetësimin
KORCE- Shumë vite më parë banorët e fshatit Gollobërdë të komunës Pojan në Korcë mblidheshin në kinemanë e zonës për të parë një film apo ndonjë dokumentar. Atëherë ata mësonin të njihnin aktorët apo cfarë ndodhte në botë, ndërsa sot në atë kinema mësohet gjithcka që nga Abetarja.
Në kushtet e mungesës së ambienteve normale, nxënësit e shkollës 9 vjecare por edhe të kopshtit zhvillojnë mësimin në kinema.
Më sa duket kjo ka qenë zgjidhja e vetme, ndërsa ndërtesa e shkollës ekzistuese është në kushte aspak normale, tejmase e amortizuar dhe me dyer e dritare të dëmtuara.
Banorët thonë se prej vitesh nuk është bërë asnjë ndëryrje për përmirësimin e saj, ndërsa sipas tyre edhe ambientet e kinemasë nuk kanë kushte të përshtatshme higjieno sanitare për fëmijët e tyre.
(e.n/News24/BalkanWeb)