E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet një peshk i rrallë në Orikum, ngjan me peshkaqen

VLORE- Një peshk i rrallë ka qenë vizitori më i ri brigjeve të Orikumit këtë fundjavë. Peshkatari i zonës Sokol Veizi ka hasur në rrjetën e tij peshkun e pazakontë vetëm 100 metra larg bregut. Specia e rrallë që peshon rreth 70 kg mendohet se mund të klasifikohet tek peshkaqenët.

Peshku i rrallë është i gjatë rreth 1 metër e gjysmë, me krahë të ngjashëm me ato të shpendëve dhe me një kokë të madhe.
Kjo nuk është hera e parë që një specie e vecantë peshkohet në ujërat shqiptare dhe shpjegimi i vetëm që japin specialistët janë ndryshimet klimaterike.

(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›