E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dorëzohen gjysma e formualrëve të legalizimit

23/03/2005  Kërkohet shtyrja e afatit

KORÇË - Janë dorëzuar rreth gjysma e formularëve për legalizim në Bashkinë e Korçës.

Sipas përgjegjësit të zyrës së urbanistikës pranë kësaj bashkie, Dritan Pollo, mësohet se nga 700 formularë të shpërndarë, ndërsa deri tani janë mbledhur vetëm 325 prej tyre, kur kanë ngelur edhe dy ditë nga përfundimi i afatit të vetëdeklarimit e vetëdorëzimit të formularëve të legalizimit.

I pakënaqur nga ritmet, Pollo ka sqaruar se vonesa, me sa duket, vjen edhe nga fakti se këto formularë filluan të dorëzohen në ditët e para të muajit mars, për shkak të pritjes së miratimit të tarifës prej 4 mijë lekë (të reja) të formularit, nga institucioni i prefektit.

Nga Pollo mësohet se gjatë këtyre ditëve të fundit nuk ka patur fluks njerëzish për të dorëzuar formularët, edhe pse priten të paktën edhe 300 formularë të jerë për t’u dorëzuar nga qytetarët. Si zgjidhje të kësaj vonese, Pollo shpreson shtyrjen e afatit të fundit, deri në një ditë tjetër të mëvonshme, për të lehtësuar edhe punën e njësive të legalizimit gjatë mbledhjes së formularëve.

Gjatë këtij procesi janë konstatuar disa probleme të vogla teknike, lidhur me mbushjen e formularit të vetëdeklarimit për legalizim, por që janë zgjidhur nga përfaqësuesit e njësive të legalizimit.

Në qytetin e Korçës numërohen mbi 500 ndërtime pa lejë të përqëndruara kryesisht në rrugën e Ersekës dhe mbi Fabrikën e Birrës.

E njëta situatë paraqitet edhe në rang Qarku. Sipas përgjegjësit të zyrës së urbanistikës pranë këshillit të qarkut ermal saraci, mësohet se nga 3300 formularë të dorëzuar që në fillim të muajit janar deri tani janë mbledhur vetëm 1900 prej tyre.

Bashkia Korçë

700 formularë

të shpërndarë

325 formularë

të dorëzuar

Qarku Korçë

3300 formularë

të spërndarë

1900 formularë

të dorëzuar

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›