Legalizimet, radhë të gjata edhe në ditën e festës

23/03/2005 ELBASAN/ Dyndje në sportelet e dorëzimit, afati nuk mjafton
ELBASAN - Numri i banesave për t’u legalizuar i ka kaluar të gjitha parashikimet për Bashkinë e Elbasanit. Rreth 5200 formularë të tërhequr kanë bërë që radha për dorëzimin e tyre të jetë edhe më e gjatë, ndërsa afati përfundimtar ka shtuar edhe më tepër numrin e njerëzve që qëndrojnë në dyert dhe sportelet e zyrës së legalizimeve.
Edhe dje, gjatë ditës zyrtare të pushimit, Bashkia e Elbasanit është “pushtuar” nga qindra banorë, të cilët me dokumente në duar kanë kërkuar që të dorëzojnë formularët tashmë të plotësuar. Kështu, tri punonjësve të zyrës së legalizimeve në bashki u është dashur që të punojnë edhe gjatë ditës së djeshme, duke pranuar një numër të konsiderueshëm formularësh. Aktualisht janë depozituar gjysma e formularëve të tërhequr, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur në radhë dhe në plotësimin e dokumenteve të kërkuara për të nisur fazën e parë të legalizimit atë të vetëdeklarimit të pasurisë. Përgjegjësi i zyrës së legalizimeve, Klodian Menkshi, përgjigjet se parashikimet e Bashkisë së Elbasanit ishin rreth 5 mijë formularë, ndërsa aktualisht ato kanë kaluar, 5200 gjë që e ka bërë më të vështirë punën e tyre.
Ndërkohë, numri i njerëzve duket i papërballueshëm deri më 24 mars, kur deklarohet i mbyllur procesi i vetëdeklarimit të ndërtuar pa leje për t’u legalizuar.
Ndërkohë krytari i bashkisë së Elbasnait i gjendur përballë dyndjes së njerëzve për të bërë të ligjshme banesat e tyre ka kërkuar një relacion pranë ministrissë së rregullimit të territorit për të kërkuar një shtyrje afati.
Lajmet më të fundit për mosshtyrjen e këtij afati kanë bërë që banorët të rrijnë me orë të tëra në radhë dhe gjithashtu të kërkojnë hapjen e zyrave edhe gjatë ditëve të pushimit zyrtar.
Zonat me ndërtimet pa leje
Lagjja “5 Maj”
Lagjja “Skënderbej”
Lagjja “Emin Matraxhiu”
Lagjja “Çamëria”
5200 formularë
të shpërndarë
2600
formularë të dorëzuar
1000
lekë vlera e formularit