Në qeveri, partia që fiton legjitimitetin
Autori i Lajmit: red.
Në Maqedoni, dy subjektet kryesore shqiptare, BDI dhe PDSH, thonë se nëse humbin në zgjedhjet e një qershorit, nuk do të pretendojnë të jenë pjesë e qeverisë. Përfaqësues të dy partive, Izet Mexhiti dhe Sulejman Rushiti, këto deklarata i bënë gjatë programit të BBC-së "Forum" që do të transmetohet të mërkurën në emisionin e mëngjesit. “Edhe unë edhe lideri ynë Ali Ahmeti ka deklaruar vazhdimisht se BDI nuk do të marrë pjesë në qeveri, nëse nuk merr mandatin nga populli shqiptar”, - ka thënë Mexhiti, shef i shtabit zgjedhor të BDI-së. Deklaratë të ngjashme bëri edhe Sulejman Rushiti, ministër i Arsimit në largim dhe kandidat për deputet i PDSH-së. “Mendoj se këto zgjedhje do të jenë sqaruese dhe ne do të ecim përpara. Por nëse do të dalim humbës nuk do të pretendojmë të jemi pjesë e pushtetit”, - tha Rushiti. Kjo është hera e parë që të dy subjektet kryesore politike shqiptare të thonë se nuk do të jenë pjesë e koalicionit të ri qeverisëse, nëse nuk janë fitues. Çështja e përfshirjes në qeveri të partive shqiptare ka qenë një nga temat më të diskutuara në qeverisjen e kaluar. Në zgjedhjet e vitit 2006 udhëheqësi i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në cilësinë e mandatarit ftoi në qeveri PDSH-në, edhe pse ajo kishte më pak deputetë. Kjo situatë shkaktoi krizë edhe në funksionimin e parlamentit për shkak të parimit të shumicës së dyfishtë.
Ky lajm është publikuar: 28/05/2008