Hoxha është vrarë për nevoja politike të diktaturës së Berishës
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste reagon pas ndryshimit të masës së arrestit të drejtorit të Tatimeve, Arben Sefgjini, nga arrest me burg në hetim në gjendje të lirë. Ky i fundit është në gjykim për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Deputeti socialist Marko Bello pohoi dje se vendimi i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda dëshmon qartë kapjen në nivelin më të lartë të drejtësisë, në shërbim të Kryeministrit të vendit dhe qëllimeve të tij politike. Bello akuzon kryeministrin Sali Berisha, në atë kohë President, si përgjegjës për zhdukjen e Remzi Hoxhës. “Rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja e Remzi Hoxhës është realizuar përmes urdhrave vertikalë, në hierarkinë shtetërore të vendit në vitin 1995”, - tha ai. Deputeti socialist shkon më tej dhe akuzon kryeministrin si i interesuari kryesor për moszbardhjen e këtij krimi, siç e cilëson ai, “politik”. Kjo, sipas Bellos, e detyron Sali Berishën të gënjejë dhe të sulmojë hapur dhe dhunshëm, njëlloj si Toto Rina dhe Xhovani Bruska, prokurorët që hetojnë dhe mbrojnë akuzën në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj përgjegjësve të SHIK. “Nga hetimi dhe dëshmitë e deritanishme, rezulton se krimi i rrëmbimit, torturimit dhe më pas zhdukjes së shtetasit Remzi Hoxha është një krim i shëmtuar politik, i realizuar përmes urdhrave vertikalë, në hierarkinë shtetërore të vendit në vitin 1995. Oficeri i SHIK, Avni Koldashi, ka dëshmuar qartazi se është urdhëruar prej eprorit të tij, Arben Sefgjini, për të kryer aktin e rrëmbimit ndaj shtetasve R. Hoxha dhe Ziso Kristopulli”, - sqaron Bello. Deputeti i PS-së, duke komentuar deklaratat e dy ditëve më parë të bëra nga Bujar Nishani, tha se Remzi Hoxha është rrëmbyer, torturuar dhe vrarë pa gjyq, madje i janë zhdukur edhe kockat, njësoj si mijëra shqiptarëve nën diktaturën e Enver Hoxhës. “Vetëm se kësaj radhe, për nevoja politike të diktaturës së Sali Berishës”, - tha ai. Deklaratat e djeshme të kryeministrit Berisha në Këshillin Kombëtar të PD se nuk mund t i besojë prokurorit të çështjes, Xhevat Hana, pasi ky ka nxjerrë të pafajshëm Zani Caushin, Bello i cilësoi si “gënjeshtra me bisht”. Ai akuzon Sali Berishën se është “autori dhe frymëzuesi i drejtpërdrejtë i kërcënimeve kriminale ndaj prokurorit Xhevat Hana, familjes së tij, madje edhe ndaj Avni Koldashit dhe dëshmitarit Ziso Kristopulli”.
Ky lajm është publikuar: 28/05/2008