“Të prishen kontratat me firmat spekulante në miniera”
Autori i Lajmit: red.
Nënsekretari i programit të punës në Partinë Socialiste, Ilir Beqja, gjatë një deklarate për shtyp, theksoi se kontratat me firmat spekulante në miniera, duhet të prishen menjëherë. Kjo deklaratë e socialistit Beqja vjen menjëherë pas aksidentit tragjik, që ndodhi ditën e hënë në minierën e Batrës, ku pas shembjes së një sasie dheu humbi jetën minatori Mehmet Rama. “Situata është tejet kritike në këto miniera, ndaj duhen marrë masa radikale për të mbyllur shpellat e vdekjes, derisa të garantohet jeta e atyre që punojnë në këto galeri”, - ka theksuar Beqja. Sipas tij, ministria përkatëse duhet të kishte marrë me kohë përgjegjësitë politike. Beqja u shpreh se nuk mund të vazhdohet me konkluzionet cinike që fajtor ishte minator apo të transferohen përgjegjësitëë tek Prokuroria. “Qeveria, për ironi, nuk mund të vazhdojë të mburret me rritjen e të ardhurave nga eksporti i kromit. Kjo pasuri kombëtare, që duhet të ishte një burim mirëqenieje, po shpërdorohet bashkë me jetën e atyre që punojnë aty”, - përfundoi Beqja.
Ky lajm është publikuar: 28/05/2008