Dy ish-presidentë, pro referendumit
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Në listën e firmëtarëve përveç ish- presidentëve dhe Godos do të jenë dhe analisti Fatos Lubonja, ish-nënkryetarja e Kuvendit, Makbule Çeço, ish-rektori Shezai Rokaj, Dritëro Agolli, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, deputeti Spartak Ngjela si dhe përfaqësues të lëvizjes Mjaft”
Dy ish-presidentë të vendit janë pro referendumit për Kushtetutën. Burimet nga Lëvizja Socialiste për Integrim pohuan dje se mes firmëtarëve të kërkesës që do të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë dhe ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani. Ndërkohë që një tjetër emër në listën e 20 firmëtarëve duket se do të jetë dhe Presidenti i Nderit i Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, Sabri Godo. Republikani Godo është shprehur edhe publikisht pro këtij referendumi. Para skadimit të afatit ligjor për zhvillimin e referendumit me kërkesë të 28 firmave të deputetëve, Godo ka pohuar se ky është një qëndrim më se i drejtë, sepse nuk mund të ndërhyhet në ligjin themeltar të shtetit sa herë që ka nevoja momentale të forcave politike në vend.
Nisma
Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës ka nisur tashmë procedurat për mbledhjen e 20 firmave për të dorëzuar në KQZ kërkesën për një referendum popullor. Pas këtij procesi, ky komitet do të nisë mbledhjen e 50 mijë firmave të nevojshme në popull për të ligjëruar në këtë mënyrë kërkesën e tyre për të kundërshtuar me referendum ndryshimet e bëra në Kushtetutë në 21 prill pas një marrëveshje mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Anëtari i këtij Komiteti, Andrea Stefani, pohoi dje për gazetën se prej dy ditësh ka nisur puna për mbledhjen e firmave dhe pritet që brenda ditës së sotme ky proces të jetë i përfunduar. Ai pohoi se lista e firmëtarëve do të ketë emra shumë të njohur dhe surprizë. Ndërkohë burimet nga LSI pohojnë se në listën e fimëtarëve përveç ish- presidentëve dhe Godos do të jenë dhe analisti Fatos Lubonja, ish-nënkryetarja e Kuvendit, Makbule Çeço, ish-rektori Shezai Rokaj, Dritëro Agolli, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, deputeti Spartak Ngjela si dhe përfaqësues të lëvizjes “Mjaft”. Pak kohë më parë, LSI ndërmori një nismë për një referendum popullor në lidhje me ndryshimet e bëra në Kushtetutë. Ajo nisi procedurat për mbledhjen e firmave të nevojshme për ligjërimin e kësaj kërkese, por nuk arriti të siguronte 28 firma brenda fatit ligjor të përcaktuar. Pas kësaj situate, LSI në bashkëpunim me shoqërinë civile, por dhe me mbështetjen e Partisë Demokracia Sociale e Aleanca Demokratike, krijuan Komitetin në Mbrojtje të Kushtetutës. Ky komitet ka nisur tashmë turin në qytete të ndryshme të vendit për të siguruar mbështetjen e nevojshme për mbledhjen e 50 firmave nga populli. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë deklarimeve në media, është shprehur i sigurt për mbledhjen e 50 mijë firmave. “Bazuar në nenin 150 të Kushtetutës, ne do të mbledhim jo 50 mijë firma të shtetasve shqiptarë që kanë të drejtë vote, por do të mbledhim minimumi 500 mijë deklarata noteriale të qytetarëve shqiptarë, që kanë të drejtë vote për të kërkuar referendumin, i cili do të mbrojë lirinë dhe sovranitetin e popullit shqiptar”, - ka deklaruar kryetari i LSI. Për kreun e LSI-së, deputetët kanë humbur lirinë dhe personalitetin e tyre dhe këta kanë nisur të gjykojnë dhe arsyetojnë vetëm ekonomikisht dhe jo politikisht e shqiptarisht. Gjithashtu mbledhja e këtyre deklaratave nuk do të bëhet vetëm brenda qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë, por do të zhvillohet edhe në Greqi, Itali, në Shtetet e Bashkuara, në Britaninë e Madhe, në Belgjikë, në Kanada, pra në të gjithë botën ku jetojnë qytetarët shqiptarë. Deri tani në vendin tonë janë zhvilluar 3 referendume: dy për Kushtetutën përkatësisht ai i vitit 1994 dhe i vitit 1998 dhe një për formën e qeverisjes.
Firmëtarët
Alfred Moisiu
Rexhep Meidani
Sabri Godo
Fatos Lubonja
Makbule Çeço
Shezai Rrokaj
Dritëro Agolli
Dashamir Shehi
Spartak Ngjela
Lëvizja “Mjaft”
Artur Zheji
Andea Stefani
Ky lajm është publikuar: 28/05/2008