E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dorëzohen vetëm 10 për qind e formularëve

05/03/2005  Indiferencë për legalizimin e shtëpive

DURRËS – Numri i formularëve të legalizimit të dorëzuara është shumë i vogël, megjithëse procesi për plotësimin e tyre nga familjet e vendosura në zona informale, ku edhe kanë ndërtuar pa leje banesa, ka një muaj që ka filluar.

Në zyrën e legalizimit, që gjendet në ish-Kënetën e Durrësit, ku edhe të gjitha banesat e ndërtuara janë të palegalizuara, deri tani janë plotësuar 1500 dosje. Shifra është cilësuar shumë e ulët edhe nga vet përgjegjësi i kësaj zyrë, Aleks Prega, i cili e mbështet pohimin e tij me kohën që ka mbetur për të plotësuar formularët nga qytetarët.

Në Durrës, nga të dhënat paraprake, mendohet se janë afro 15 mijë ndërtime pa leje, ndërkohë që procesi i nisur një muaj më parë përfundon në fund të këtij muaji.

Shumë nga familjet, për asrye të deklaruara prej kohësh, kanë hequr dorë nga plotësimi i dosjeve, ndërsa shtetasit, që janë shprehur se do të vetëdeklarojnë pasurinë, kanë hasur në shumë vështirësi teknike, por edhe burokrarike të administratave kryesisht në zyrat e gjendjeve civile.

10 për qind

e formularëve të plotësuar

1500 formularë

legalizimi të dorëzuara

15000 banesa

të palegaliziara

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›