Shpërndahen 3500 formularë, dorëzohen 710
05/03/2005 Ritme të ulëta procesi i legalizimit
ELBASAN - Vetëm 710 formularë janë dorëzuar pranë zyrës për legalizimin e objekteve pa leje të ngritur pranë bashkisë së Elbasanit. Alket Menkshi e ka të pamundur ta realizojë brenda afatit dorëzimin e formularëve për t’u legalizuar.
Aktualisht janë shpërndarë 3500 formularë për vetëdeklarimin e pronës për t’u legalizuar. Ndërkojë janë dorëzuar vetëm 710 të plotësuar. Kjo situatë do të sjellë edhe nevojën për shtyrjen e afatit, pasi për bashkinë e Elbasanit janë rreth 5 mijë ndërtime për t’u legalizuar.
Kryesisht zonat periferike të qytetit përbëjnë edhe numrin më të madh të ndërtimeve për t’u legalizuar. Sipas përfaqësuesve të bashkisë, lagjja “5 Maj”, “Skënderbej”, “Emin Matraxhiu” dhe “Çamëria” janë edhe zonat ku janë përqëndruar ndërtimet e vetëdeklaruara për t’u legalizuar.
Sipas burimeve të zyrës së legalizimeve, mësohet se pothuajse në të gjitha formularët e plotësuar mungon dëshmia e pronësisë, e cila është shënuar si e panjohur nga qytetarët.
Marrja e një formulari kushton një mijë lekë, ndërsa plotësimi i kërkesave të tjera të formularit nuk i rëndon shumë xhepave të qytetarëve. Përfundimi i këtij formulari së bashku me fotografitë, një çertifikatë dhe dëshmi pronësie, nëse ekziston, depozitohet pranë zyrës së legalizimeve të ngritura për këtë qëllim pranë bashkisë.
1000 lekë vlera e formularit
710 formularë të dorëzuar
3500 formularë të shëprndarë
5000 ndërtime të palegalizuara