E para mësuese e femrave “Qytetare Nderi”
05/03/2005 Bashkia e Fierit, nderon pas vdekjes Polikseni Pogaçen
FIER – Ish-mësuesja e parë e klasës së parë femërore (gjatë periudhës së Zogut) në qytetin e Fierit, Polikseni Pogaçe ka marrë dje, pas vdekjes, titullin "Qytetare Nderi".
Dorëzimi i këtij titulli është bërë të afërmve të saj, gjatë një ceremonie të organizuar nga Bashkia Fier me rastin e Festës së Mësuesit, ku kanë marrë pjesë drejtues të pushtetit lokal, dhe me dhjetëra mësues veteranë dhe nxënës shkollash.
Vendimi për shpalljen e Polikseni Pogaces "Qytetare Nderi" është marrë nga Këshilli i Bashkisë Fier dy vjet më parë.
Më pas, pjesëmarrësit kanë ndjekur aktivitetin e organizuar me këtë rast, i cili u pasua me një banket.