E Hënë, 2 Nëntor 2026

Jennifer Lopez

05/03/2005  Ylli Latin në ofensivë

Dy vjet mungesë në skenën muzikore. Por, ylli latin Jennifer Lopez, rikthehet me forcë në tregun e shitjeve muzikore, me diskun "Get right". Është për t'u theksuar fakti se ofensiva e saj pritej prej kohësh. Që prej disa javësh, ylli latin i pop-it, është në fushatë të pandërprerë të promovimit të krijimit të saj më të ri "Get right", që do të thotë edhe të ardhura të mëdha, pasi që në titull, kënga ka nxitur fansat e saj ta blejnë diskun, duke e vendosur në vendin e tretë të disqeve më të shitura. Paralelisht, fansat e saj u treguan të durueshëm në pritjen e albumit të saj të ri "Rebrith" (Rilindje), i cili doli vetëm para disa ditësh në treg. “Ky album vjen si rezultat i faktit se unë isha në një udhëtim të vorbullshëm, një udhëtim që fillon nga albumi im i parë e deri te i fundit dhe, kur unë kisha bërë një mal me plane kinematografike më parë. Përfundimisht, gjeta pak kohë të lirë edhe për veten time. E sapo munda ta gjej këtë pak kohë, realizova menjëherë këtë album. U ndjeva si një fillestare, ekzaktësisht si në ditën time të parë të karrierës, në ditën e albumit tim të parë, në një rilindje muzikore për mua", tha, dje, Lopez në dyqanin e "Virgin Megastore", në sheshin "Time Square", të Nju Jorkut, ku u promovua albumi i saj.

"Kjo vajzë u kthye përsëri", komentoi kritika. Lopez do të vazhdojë promovimin e albumit të saj të ri. Njëkohësisht ajo vazhdon të xhirojë edhe video-klipet e këtij albumi, të cilat priten të transmetohen këto ditë edhe në netëorket televizive muzikore. Producentetët e saj në "Sony", janë të bindur se albumi i ri i "dinamitit" latin do të ketë një sukses të madh komercial, duke iu referuar edhe numërit të kënaqshëm të shitjeve të singlit "Get right", si edhe pozicionimit të kësaj kënge në vendet a para të klasifikimeve muzikore në SHBA dhe jo vetëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›