E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndërpitet operacioni i kërkimit për babë e bir

05/03/2005  Koha e keqe, pengon motovedetën të gjejë të mbyturit

DURRËS - Megjithëse dy ditë më parë u deklarua se operacioni për kërkimin dhe nxjerrjen nga deti të babë e bir të familjes Vathi do të vazhdojnë deri në fund, ai është ndërprerë dje.

Motovedeta R-117, e Komandës së Forcave Detare, nuk ka mundur të dalë në kërkim dhe kjo është justifikuar me faktin se dy zhytësit e kanë pasur të pamundur fundosjen, për shkak të erës dhe dallgëve.

Pohimet janë bërë të ditura zyrtarisht, ndërsa mësohet se me qetësimin e motit polumbaristët do i rikthehen zonës, ku mendohet se mund të jenë në fund të detit babë e bir, Pjetër dhe Eugen Vathi të moshës 37 dhe 12 vjeç.

Të njëjta burime thonë se motovedeta ka mundur të dalë në det vetëm për pak minuta, ndërsa stuhia detare dhe forca e detit e kanë shtyrë të ndërpresë operacionin.

Në mesditën e djeshme, deti ka shënuar 7 ballë, ndërsa era ka nisur të fryjë me shpejtësinë 15 m/s.

Dy pjesëtarët e familjes Vathi janë mbytur më 27 shkurt dhe që prej kësaj kohe trupat e tyre gjenden në det.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›