E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëzohet Skela: Gati edhe për Bundesligën 2

 

Jetmir Halilaj

Ervin Skela dëshiron me çdo kusht që të luajë me skuadrën e Mynih 1860 që këtë sezon militon në Bundesligën 2. Edhe pse ka deklaruar shpesh se do të donte një ekip të Bundesligës 1, duke parë rrethanat e krijuara, fantazisti i përfaqësueses shqiptare është dorëzuar dhe tani pret vetëm një telefonatë nga drejtuesit e këtij klubi. Në një intervistë për "TZonline.de", mesfushori i Shqipërisë pranon se do të shkonte menjëherë te Mynih 1860, pasi mund t'i shërbejë shumë kësaj skuadre.
Çfarë po bën tani Ervin Skela?
Jam ende te Bajer Leverkusen, ku prej disa javësh po stërvitem me ekipin e dytë. Nga dita e nesërme do të jem i grumbulluar me ekipin Kombëtar në afërsi të Frankfurtit. Ne kemi një ndeshje miqësore ditën e shtunë kundër Grojter Furtit. Më 14 tetor do të luajmë kundër Suedisë për ndeshjet eliminatore të Kampionatit Botëror.
Mynih 1860 po mendon haptazi t'iu marrë, pasi për momentin ndodhet në vendin e 15-të në Bundesligën 2. A do të ishit dakord ju?
Për mua është njëlloj. Nëse dikush nga 1860-a do të më telefononte unë do të bashkëpunoja me kënaqësi, do të isha gati. Është një klub me traditë. Tifozë të mrekullueshëm, super-stadium. Në Bundesligën 2 mund të jesh shumë shpejt lart apo poshtë në renditje, mund të bësh një seri fitoresh dhe je përsëri sipër. Unë do të gëzohesha shumë nëse kjo do të realizohej.
1860 kërkon një lojtar me karakteristika mbrojtëse në mesfushë. A mundeni ju të bëni rolin e ndërlidhësit në mesfushë?
Po. Unë kam luajtur edhe me ekipin Kombëtar shqiptar me Altin Lalën apo te Bielefeldi me Rudiger Kauf. Unë mund të luaj pas, të mirorganizojë lojën dhe të jem një golashënues i rrezikshëm.
Dhe mund ta bëni vërtet këtë?
(Qesh) Përse jo?
Besoni se mund ta ndihmoni menjëherë ekipin?
Jam plotësisht gati, nuk kam asnjë dëmtim. Nuk kam qenë kurrë i dëmtuar gjatë karrierës sime. Ndihem shumë mirë. Probleme ambientimi nuk kam aspak. Jam prej një kohe të gjatë në Gjermani e njoh mentalitetin. Edhe disa lojtarë të të 1860-s i njoh, si për shembull Beni Laut. Me Bedën kam luajtur së bashku te Kaizerlautern.
A keni opsione të tjera dhe a jeni në bisedime me Tus Koblenz.
Po, ka dhe dy opsione të tjera akoma. Por, unë dua të jem i ndershëm: Do të doja ta veçoja 1860-n nga opsionet e tjera, kjo nuk ka nevojë për pyetje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›