E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuqezinjtë zbarkojnë sot në Gjermani

 

Përfaqësuesja shqiptare do të udhëtojë sot drejt Gjermanisë ku do të grumbullohet për t'u përgatitur për ndeshjen me Suedinë më 14 tetor. Trajneri Josip Kuzhe dhe ndihmësit e tij kanë udhëtuar që dje drejt Frankfurtit, për të inspektuar nga afër gjendjen e hotelit ku do të akomodohet ekipi ynë përfaqësues. Nesër skuadra do të zhvillojnë një ndeshje testuese kundër ekipit të Grojter Furtit. Kuzhe, para ka bërë dy ndryshime në listën e lojtarëve që do të grumbullohen për këtë ndeshje. Ai ka lënë jashtë Elis Bakajn dhe Andi Lilën, pasi të dy janë të dëmtuar dhe në vend të tyre ka marrë mbrojtësit Maringlen Shoshi dhe Endri Vrapin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›